Lajme Zone
‘Jo në emrin tim’- Protestuesit mbushin sheshe e rrugë në Prishtinë, kundërshtojnë vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK (FOTO)
PolitikëReport TV

‘Jo në emrin tim’- Protestuesit mbushin sheshe e rrugë në Prishtinë, kundërshtojnë vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK (FOTO)

Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshin “Skënderbeu” dhe disa rrugë në Prishtinë, për të kundërshtuar vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, që dënuan 4 ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 81 vite burg në total. Të pranishëm në tubim janë parë edhe Endri Thaçi e Klestor Veseli, djemtë e ish-Presidentit Hashim Thaçi, dhe Kadri Veselit. LEXO edhe...Çfarë ndodh tani pas dënimit të ish-k

Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshin “Skënderbeu” dhe disa rrugë në Prishtinë, për të kundërshtuar vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, që dënuan 4 ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 81 vite burg në total. Të pranishëm në tubim janë parë edhe Endri Thaçi e Klestor Veseli, djemtë e ish-Presidentit Hashim Thaçi, dhe Kadri Veselit. LEXO edhe...Çfarë ndodh tani pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së? Ja si funksionon Apeli në Gjykatën Speciale Protesta po zhvillohet nën moton ‘jo në emrin tim’, kundër vendimit të Speciales. Të pranishmit janë dëgjuar teksa thërrisnin ‘UÇK’ në kor. Ata mbanin në duar flamuj e simbole kombëtare dhe ndezën edhe flakadanë. Kujtojmë se më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burg, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burg. Katër ish-krerët u shpallën fajtorë për disa vepra penale të lidhura me krime lufte, ndërsa u shpallën të pafajshëm për disa prej akuzave për krime kundër njerëzimit. Share Ora 22:24 'Kush është trim, kush është djal, sot atdheut zot me i dal', Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së i bashkohen protestës në Prishtinë (VIDEO) 'Kush është trim, kush është djalSot atdheut zot me i dalPasha qiell e pasha dhePlumba s'kanë sa jemi ne'Me këto vargje patriotike të Ilir Shaqirit, shqiptarët e Kosovës janë mbledhur në zemër të Prishtinës për të shprehur revoltën e tyre ndaj vendimit që Specialja dha për katër ish komandantëve të UCK-së duke i dënuar ata me 81 vite burg për krime lufte. Për pak minuta, sheshi kthehet në një kor të vetëm, me protestues që këndojnë njëzëri këngën. Mes tyre dallohen Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, si dhe drejtues e përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, mes tyre edhe Vlora Çitaku, të cilët japin një mesazh të vetëm: është koha për bashkim. Share R.Xh/U.D/ReportTv.al proteste gjykata speciale ne hage uck hagë prishtine kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.8% Të gabuar 89.4% Nuk e di 4.8% Vota total: 3777 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?