Lajme Zone
“Kushtetuesja qëndrim paradoksal”/ Pagat e gjyqtarëve, Karanxha: Konflikti të zgjidhet shpejt, të kthehet normaliteti
PolitikëABC News Albania

“Kushtetuesja qëndrim paradoksal”/ Pagat e gjyqtarëve, Karanxha: Konflikti të zgjidhet shpejt, të kthehet normaliteti

Ish prokurori Ervin Karanxha thotë se Gjykata Kushtetuese ka mbajtur qëndrim paradoksal lidhur me formulën për pagat e reja të gjyqtarëve.

Ish prokurori Ervin Karanxha thotë se Gjykata Kushtetuese ka mbajtur qëndrim paradoksal lidhur me formulën për pagat e reja të gjyqtarëve.

Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Karanxha u shpreh se Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të kishte reaguar.

Karanxha shtoi se konflikti duhet të zgjidhet shpejt, në mënyrë që të kthehet normaliteti. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Gjykata Kushtetuese në fillim të këtij viti shfuqizoi ligjin e pagave dhe i dha kohë qeverisë deri më 31 korrik. Duhet të kishte reaguar Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kjo tryezë që thërret kryeministri, duhet të thirrej nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kemi një vendim nga Këshilli i Lartë Gjyqësor të marrë fshehurazi. Mendoj se po shkohet drejt një zgjidhjeje gjyqësore. Do ishte mirë që ky debat të zhvillohej para afatit. Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të kishte reaguar. Do jetë Gjykata Kushtetuese që do e zgjidhë çështjen, sa i takon ligjit. Do ishte mirë që Gjykata Kushtetuese ta zgjidhte shpejt këtë konflikt midis dy konflikteve. Ky debat duhet të ishte bërë para skadimit të afatit të ligjit. Reforma në drejtësi ka dështuar sa i përket afatave të çështjeve”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet Ervin Karanxha