Lajme Zone
“Jo celularë në seanca”/ Maks Haxhia: Rregullorja e re e GJKKO bie ndesh me Kushtetutën, kërkojmë rishikimin e saj
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Jo celularë në seanca”/ Maks Haxhia: Rregullorja e re e GJKKO bie ndesh me Kushtetutën, kërkojmë rishikimin e saj

Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia, tha sot se rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bie ndesh jo vetëm me Kushtetutën, por edhe me konventat ndërkombëtare. Sipas tij, gjithashtu ajo bie ndesh me ligjin për profesionin e avokatit dhe një sërë aktesh të tjera.

Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia, tha sot se rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bie ndesh jo vetëm me Kushtetutën, por edhe me konventat ndërkombëtare. Sipas tij, gjithashtu ajo bie ndesh me ligjin për profesionin e avokatit dhe një sërë aktesh të tjera. “Bie ndesh jo vetëm me kërkesat e dispozitave kushtetuese, me Konventën Evropiane të Drejtave të Njeriut dhe me praktikën e Gjykatës së Strasburgut, me konventën e fundit fare të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e profesionit të avokatit, e cila është e firmosur nga Ministri i Drejtësisë në qershor të këtij viti, bie ndesh me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, nenin 339, nenin 340 dhe nenin 341 për menaxhimin, administrimin e seancave gjyqësore ku përshkruhen hollësisht dhe titullari i seancës me të drejtat dhe kompetencat që ai ka për të ndërhyrë ku shkelen solemniteti, siguria dhe mbarëvajtja e këtyre seancave”, tha ai. Haxhia bëri me dije se i kanë kërkuar GJKKO-së rishikimin e rregullores, por që sipas tij nuk kanë pasur asnjë reagim nga ky institucion në lidhje me kërkesën e tyre. “I kemi dërguar letër GJKKO-së, ku i kemi kërkuar rishikimin e rregullores dhe deri më sot, që është data 8, nuk kemi asnjë reagim nga ky institucion. Të paktën të thotë që e morëm kërkesën. Gjë që tregon mungesë respekti institucional dhe na konfirmon në vazhdimësi trajtimin që u bëjnë avokatëve gjatë ushtrimit të profesionit të tyre”, tha ai. Gjithashtu, ai shtoi se në cilësinë e kryetarit të Dhomës së Avokatisë, i ka kërkuar kryetarit të Këshilllit të Lartë Gjyqësor një takim urgjent për këtë situatë. “I kam kërkuar kreut të KLGJ-së një takim urgjent për këtë masë dhe më është komunikuar që ky Këshill nuk mblidhet para datës 15. Ne insistojmë që duhet ta bëjmë këtë takim”, tha ai.

Sipas Haxhisë, ndalimi i celularit “konfirmon trajtimin e diferencuar që i bëhet avokatisë në raport me organin e akuzës”.

Ai shtoi se “kjo tregon se qëllimi i kësaj rregulloreje nuk është për të vënë rregull dhe qetësi, por është për të nënshtruar, për të diskriminuar dhe për të vënë në pozita inferiore institutin e avokatisë dhe procesin e mbrojtjes në çështjet konkrete”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb