Lajme Zone
Jill Biden rrëfen për herë të parë jetën pas diagnostikimit të Joe Biden me kancer: Sëmundja ndryshoi gjithçka, martesa jonë është më e fortë se kurrë!
BotëReport TV

Jill Biden rrëfen për herë të parë jetën pas diagnostikimit të Joe Biden me kancer: Sëmundja ndryshoi gjithçka, martesa jonë është më e fortë se kurrë!

Jill Biden ka treguar se tashmë pjesa më e madhe e ditëve të saj përqendrohet te kujdesi për bashkëshortin, duke u siguruar që ai të ushqehet shëndetshëm, të marrë medikamentet dhe të ndjekë këshillat e mjekëve.

Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden, ka folur për sfidat me të cilat po përballet familja e saj pas diagnostikimit të bashkëshortit, ish-presidentit Joe Biden, me kancer të prostatës në fazën e katërt, i përhapur në kocka. Në një intervistë për revistën "People" ajo ka treguar se diagnoza ishte një surprizë e plotë dhe ndryshoi tërësisht planet që çifti kishte bërë për jetën pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. LEXO edhe...SHBA pezullon të gjitha fluturimet për arsye sigurie! Probleme me kontrollin e trafikut ajror, për momentin përjashtohet një sulm kibernetik “Ne kishim plane të tjera për jetën pas Shtëpisë së Bardhë, të udhëtonim, ndoshta të shkonim në Itali apo në shumë vende të tjera. Por, sapo ai mori diagnozën, e gjithë jeta jonë ndryshoi plotësisht”, është shprehur ajo. Jill Biden ka treguar se tashmë pjesa më e madhe e ditëve të saj përqendrohet te kujdesi për bashkëshortin, duke u siguruar që ai të ushqehet shëndetshëm, të marrë medikamentet dhe të ndjekë këshillat e mjekëve. Ajo ka theksuar se mbështetja e familjes, veçanërisht e fëmijëve dhe nipërve e mbesave, ka qenë një burim i rëndësishëm force gjatë kësaj periudhe të vështirë. Pavarësisht sfidave, ish-Zonja e Parë thotë se marrëdhënia me bashkëshortin është forcuar edhe më shumë. Çifti pritet të festojë 50-vjetorin e martesës në qershorin e ardhshëm. “Pasi kemi kaluar shumë momente të bukura dhe të vështira në martesën tonë, mendoj se jemi më të fortë se kurrë më parë. Nuk e mendoja se kjo ishte e mundur”, është shprehur Jill Biden. A.C/ReportTv.al SHBA kancer jill biden Joe Biden Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 71% Të gabuar 26% Nuk e di 3.1% Vota total: 2000 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?