Lajme Zone
Jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Zelensky pritet të emërojë Ihor Klymenko në këtë pozicion
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Zelensky pritet të emërojë Ihor Klymenko në këtë pozicion

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Mikhailo Fedorovich, ka njoftuar dorëheqjen. Teknokrati 35-vjeçar, i cili merret me zhvillimin e mjeteve që u dhanë forcave të Kievit një avantazh taktik kundër Rusisë, Mikhailo Fedorov, nuk do të jetë më Ministër i Mbrojtjes. LEXO edhe...Kiev/ Begaj në samitin Ukrainë - Evropa Juglindore, presidenti: Shqipëria në mbështetje të pavarësisë dhe paqes (VIDEO) Fedorovich

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Mikhailo Fedorovich, ka njoftuar dorëheqjen. Teknokrati 35-vjeçar, i cili merret me zhvillimin e mjeteve që u dhanë forcave të Kievit një avantazh taktik kundër Rusisë, Mikhailo Fedorov, nuk do të jetë më Ministër i Mbrojtjes. LEXO edhe...Kiev/ Begaj në samitin Ukrainë - Evropa Juglindore, presidenti: Shqipëria në mbështetje të pavarësisë dhe paqes (VIDEO) Fedorovich ka njoftuar dorëheqjen. Ndërkohë mediat vendase, të cilat citojnë njerëz të afërt me Presidentin Volodymyr Zelensky, kanë shkruar se ai është shkarkuar pas gjashtë muajsh në atë pozicion. Kiev Independent raporton gjithashtu se ende nuk është e qartë nëse Fedorov do të marrë një post tjetër, si pjesë e riorganizimit të kabinetit të njoftuar papritur nga Volodymyr Zelensky fundjavën e kaluar. Vendimi i Zelensky, i cili, sipas korrespondentit të Financial Times Christopher Miller në Kiev, do të emërojë Ministrin e Brendshëm në largim Ihor Klymenko për të zëvendësuar Fedorov, vjen pas takimit të presidentit me Fedorov dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Oleksandr Syrsky, rivalin kryesor të ministrit të Mbrojtjes në largim. Presidenti nuk pranoi të komentonte, por thjesht përsëriti se dëshiron një aparat ushtarak "të bashkuar" "në të njëjtën gjatësi vale". "Prioriteti është dialogu midis ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, zgjidhja e çështjeve të rekrutimit dhe mbyllja e qiejve", shtoi Zelensky. R.Xh/ReportTv.al Volodymyr Zelensky lufta ne ukraine Mikhailo Fedorovich kiev Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 85.9% Nuk e di 3.4% Vota total: 3174 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?