Lajme Zone
“Jemi të gatshëm të ndihmojmë”/ OSBE apel politikës për protestën e dhunshme: Dialog dhe qetësi për kapërcimin e situatës
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

“Jemi të gatshëm të ndihmojmë”/ OSBE apel politikës për protestën e dhunshme: Dialog dhe qetësi për kapërcimin e situatës

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka përshëndetur mesazhin e Presidentit Bajram Begaj, duke bërë thirrje për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës në vend.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka përshëndetur mesazhin e Presidentit Bajram Begaj, duke bërë thirrje për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës në vend. OSBE shprehet gjithashtu e gatshme të kontribuojë në lehtësimin e dialogut mes palëve, nëse kjo kërkohet.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret mesazhin e sotëm të Presidentit Begaj.

Ne i bashkohemi thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse na kërkohet”, shkruan OSBE. Top Channel