Policia italiane ka arrestuar një shqiptar dhe një italian pasi tentuan të mashtronin një banor në Cardè duke i thënë se duhej t’u dorëzonte floririn dhe bizhuteritë e tij për kontroll. Sipas mediave të huaja njëri prej mashtruesve ka telefonuar personin duke u prezantuar si efektiv. Banori ka treguar se “mashtruesi efektiv” i ka thënë se makina e bashkëshortes së tij kishte një targë të kopjuar dhe se një automjet me atë targë ishte përdorur në një grabitje në një argjendari. LEXO edhe...Kapet në Kavajë i shumëkërkuari nga Italia, akuzohet si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës (EMRI+VIDEO) Më pas ai rrëfeu se telefonata iu kalua një personi tjetër, i cili u paraqit si magjistrat. Banorit iu kërkua të mblidhte bizhuteritë dhe arin që kishte në shtëpi dhe t’ia dorëzonte supozohej një “eksperti” të dërguar nga gjykata, me pretendimin se do të kontrolloheshin nëse ishin sende të vjedhura. Duke kuptuar se bëhej fjalë për një mashtrim, ai shkoi në bashkinë e qytetit dhe njoftoi policinë për rastin e dyshuar. Agjenti i policisë lokale Luigi Piccinonno organizoi menjëherë ndërhyrjen. Kur “eksperti” i rremë mbërriti për të marrë arin dhe bizhuteritë, agjenti ndërhyri dhe e arrestoi. Ndërkohë, personi i dytë i prezantuar si efektiv police tentoi të largohej me makinë, por u ndoq dhe u ndalua nga karabinierët. Të dy mashtruesit u shoqëruan nga autoritetet dhe u denoncuan. Hetimet për rastin vijojnë, ku do të qëndrojnë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./ReportTv.al Cardè itali shqiptar bizhuteri shqiptarët në itali mashtrim Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 73.2% Jo 22.4% Jam i/e dyzyuar 4.3% Vota total: 1386 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

