Lajme Zone
U arrestua teksa pinte kafe dhe cigare me kanabis, shqiptarit në Itali i gjenden 122 doza kokainë, përfundon në pranga!
BotëReport TV

U arrestua teksa pinte kafe dhe cigare me kanabis, shqiptarit në Itali i gjenden 122 doza kokainë, përfundon në pranga!

Një 31-vjeçar shqiptar përfundoi në pranga në San Benedetto del Tronto, në Itali pasi u kap me 122 doza kokainë. I riu u vu re nga policia italiane teksa ishte i ulur në një lokal, duke pirë kafe dhe duke konsumuar një cigare me kanabis.

Një 31-vjeçar shqiptar përfi në pranga në San Benedetto del Tronto, në Itali pasi u kap me 122 doza kokainë. I riu u vu re nga policia italiane teksa ishte i ulur në një lokal, duke pirë kafe dhe duke konsumuar një cigare me kanabis. LEXO edhe...Itali/ ‘Na dorëzo arin’, u hoqën si polic e magjistrat, u dështon ‘loja’ e mashtrimit! ‘Preja’ i denoncon, pranga shqiptarit e italianit! Ai u shoqërua në komisariat dhe pas kontrollit fizik iu gjetën 11 doza kokainë, të gatshme për t’u shitur. Pas hetimeve të mëtejshme, policia identifikoi vendin ku 31-vjeçari kishte qëndruar. Për pasojë efektivët i gjetën edhe 111 doza të tjera kokainë, me një peshë totale prej rreth 65 gramësh, një sasi e vogël hashashi dhe materiale për paketimin e dozave. Gjyqtarja për hetimet paraprake në Gjykatën e Ascolit, Claudia Di Valerio, konfirmoi arrestimin e 31-vjeçarit, duke vendosur masën e paraburgimit në burg. Ndërkohë, policia po kryen verifikime lidhur me regjistrimin e tij në portalin Alloggiati, pasi sipas autoriteteve, në momentin e kontrollit ai nuk rezultonte i regjistruar, siç kërkohet nga ligji. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./ReportTv.al shqiptar Claudia Di Valerio San Benedetto del Tronto shqiptarët në itali kokaine itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 72.7% Jo 23% Jam i/e dyzyuar 4.2% Vota total: 1464 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?