J. D. Vance dhe Donald Trump / Zëvendëspresidenti amerikan distancohet publikisht nga vendimi për luftën në Iran, duke ia atribuar konfliktit humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit. Lëvizja e tij shihet si një përpjekje për të marrë drejtimin e së djathtës amerikane dhe për të hedhur hapat e parë drejt kandidaturës presidenciale të vitit 2028... J.D.Vance e kupton se ka ardhur momenti vendimtar: ose tani, ose kurrë. Sa më gjatë të qëndronte në krah të Donald Trumpit, aq më shumë do të identifikohej me braktisjen e parimit të tij politik, “America First”, për t'iu bashkuar një tjetër lufte jashtë kufijve të Shteteve të Bashkuara.
Prandaj, ndërsa republikanët po përballeshin me përmasat e humbjes së tyre në zgjedhjet e mesmandatit, zëvendëspresidenti vendosi të ndërmerrte një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vendimit të Trumpit për të hyrë në luftë me Iranin.
“Arsyeja pse humbëm është lufta, shkroi Vance. “Vetë presidenti e tha këtë mbrëmë”.
Më tej, ai shtoi: “Nëse dëshironi të argumentoni se ia vlejti, se humbja e Senatit për 6 vitet e ardhshme ishte një çmim i pranueshëm për t'u paguar, atëherë bëjeni. Argumentoni se ishte një kosto që ia vlente. Mund të jeni dakord ose jo, por të paktën kjo do të ishte e ndershme”.
Sipas dy burimeve në dijeni të çështjes, deklarata ishte hartuar dhe publikuar pa miratimin e presidentit amerikan. Ndërhyrja e Vance nuk ishte thjesht një përpjekje për të kufizuar dëmet politike të shkaktuara nga humbja.
Për rrethin e tij të ngushtë dhe për lëvizjen më të gjerë MAGA, ajo përfaqësonte një përpjekje për të marrë drejtimin e së djathtës amerikane. Një burim i njohur me qëndrimin e zëvendëspresidentit, i tha gazetës “The Telegraph”, se postimi i tij ishte edhe një mesazh i tërthortë për këshilltarët e Trumpit: vendimi i Vance për të mos mbështetur luftën kishte qenë i drejtë.
Që prej nisjes së konfliktit me Iranin, më 28 shkurt, Vance kishte kundërshtuar privatisht vendimin e presidentit për ta përfshirë Shtetet e Bashkuara në një tjetër konflikt jashtë vendit. Tani, pas humbjes së republikanëve si në Kongres, ashtu edhe në Senat, ai beson se qëndrimi i tij është konfirmuar nga rezultati elektoral.
“Kjo ishte mënyra e JD-së për të dalë më vete dhe për të thënë: ky ishte argumenti im dhe unë kisha të drejtë”, shtoi burimi. “Askush nuk e ka kundërshtuar këtë. J.D doli në krye dhe tani është udhëheqësi i së djathtës amerikane”.
Ndërkohë, burime pranë Trumpit thonë se presidenti është i zhgënjyer dhe i nervozuar nga rezultatet e zgjedhjeve, ndërsa disa prej këshilltarëve të tij më të afërt po hartojnë një strategji për ta mbrojtur gjatë dy viteve të mbetura të mandatit.
Në Shtëpinë e Bardhë ekziston shqetësimi se administrata mund të shndërrohet në një fortesë politike të izoluar, vazhdimisht nën presionin e demokratëve. Me shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, demokratët do të kenë mundësi të miratojnë ligje, duke e detyruar presidentin të zgjedhë mes miratimit të tyre dhe përdorimit të vetos.
Në këtë klimë po shqyrtohet edhe një riorganizim i kabinetit, me synimin për të larguar nga administrata personat që konsiderohen të pabesë ndaj presidentit. Në rrezik duket të jetë edhe Pete Hegseth, një prej arkitektëve të luftës në Iran.
Ndërkohë, Sergio Gor, ambasadori amerikan në Indi, përmendet mes kandidatëve për një post të rëndësishëm në administratë, përfshirë atë të shefit të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë.
Një burim i njohur me zhvillimet tha se vendimi i Vance për të publikuar vlerësimin e tij mbi zgjedhjet, kishte ngritur pikëpyetje të mëtejshme për besnikërinë ndaj Trumpit dhe synimet e tij për të kandiduar për president.
“Ai nuk ia kaloi presidentit postimin përpara se ta publikonte”, tha burimi. “J.D dhe ekipi i tij janë në panik, sepse e kuptojnë se gjithçka ka marrë fund. E gjithë kjo është një farsë. Kjo duhet të drejtohet prej tij”.
Përçarja që po bëhet gjithnjë e më e dukshme mes presidentit dhe zëvendësit të tij, nxjerr në pah betejën politike që ka nisur për kontrollin e Partisë Republikane dhe për trashëgiminë e Trumpit.
Rezultati i zgjedhjeve të së martës, përfaqëson një refuzim të qartë të axhendës politike të presidentit, e cila është përcaktuar në masë të madhe nga konflikti në Lindjen e Mesme dhe rritja e kostos së jetesës.
Kjo situatë krijon vështirësi për dy politikanët që deri më tani konsideroheshin si kandidatët kryesorë për të pasuar Trumpin si përfaqësues të republikanëve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028: J.D.Vance dhe sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.
Rubio nuk bëri asnjë deklaratë publike të mërkurën. Duke zgjedhur të distancohej nga presidenti menjëherë pas publikimit të rezultateve, Vance tregoi se e konsideron jetike, për perspektivën e tij presidenciale, të krijojë sa më shumë distancë politike nga Trumpi, pikërisht në momentin kur po formësohej interpretimi publik i humbjes.
Rreziqet e kësaj strategjie janë të dukshme. Edhe pse Trumpi nuk reagoi drejtpërdrejt
ndaj deklaratave të zëvendëspresidentit të mërkurën, ai e ka bërë vazhdimisht të qartë se besnikërinë e konsideron një nga kriteret më të rëndësishme për njerëzit që e rrethojnë.
Tani, Vance duket se ka zgjedhur të sakrifikojë një pjesë të kësaj besnikërie për të mbrojtur profilin e tij politik dhe për të ndërtuar një identitet të veçantë brenda së djathtës amerikane.
Përplasja për trashëgiminë politike të Trumpit, mund të ketë nisur më herët nga sa pritej. Dhe Shtëpia e Bardhë mund të përballet së shpejti me një betejë të hapur për pushtet mes presidentit dhe zëvendësit të tij./Pamfleti nga “The Telegraphjd vance donald trump Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Përplasje mes Zhupës dhe Gonxhes në Komision: Me paratë e buxhetit bletë mjete për të masakruar të rinjtë 5 Nëntor 2026, 12:0112:01Politike Presidenti Begaj pret ambasadoren e BE-së, merr progres-raportin për Shqipërinë 5 Nëntor 2026, 11:2411:24Politike Progres-raporti i KE, Tabaku: Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe vlera europiane, duhet reformë tërësore e shtetit 5 Nëntor 2026, 10:4010:40Politike Rama përsërit thirrjen për dialog, studentët vijojnë protestat dhe kërkojnë dorëheqjen e tij 5 Nëntor 2026, 08:1008:10Politike "Nuk kam lidhje me Flamingot", Veliaj ironizon Ramën: Je bërë si Enveri, shpik armiq të brendshëm 4 Nëntor 2026, 19:1819:18Politike Veliaj i kujton Ramës "21 Janarin": Unë isha aty kur të lanë vetëm, sot e ke mbushur qeverinë me palaço 4 Nëntor 2026, 19:1019:10Politike

