Teksa jashtë ambienteve të Kuvendit vijon protesta e qytetarëve kundër klasës politike, brenda sallës së Parlamentit ka nisur seanca e parë plenare për sesionin e ri parlamentar. Seanca nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar, ndërsa më pas kryetari i Kuvendit, Niko Pleshi, u ndal te rendi i ditës dhe zhvillimet e pritshme gjatë këtij sesioni. Në fjalën e tij, Pleshi bëri gjithashtu një bilanc të objektivave të sesionit të kaluar parlamentar, duke evidentuar çështjet dhe angazhimet e Kuvendit gjatë muajve të mëparshëm. Ndërkohë, jashtë godinës së Parlamentit vijon protesta qytetare, e cila shënon ditën e 101-të të rezistencës. Protestuesit kanë ngritur thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa mesazhi “Nuk na përfaqësoni” është një prej sloganeve të dëgjuara gjatë tubimit. Dy aktivitetet zhvillohen paralelisht, me protestuesit jashtë Kuvendit dhe deputetët që kanë nisur punimet e sesionit të ri parlamentar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
