Ka përfunduar seanca e parë plenare e këtij sesioni parlamentar, ndërsa jashtë ambienteve të Kuvendit vijon protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike. Seanca u zhvillua në një atmosferë të tensionuar jashtë godinës së Parlamentit, ku qytetarët janë mbledhur në disa pika të qendrës së Tiranës dhe kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë. Protesta e sotme shënon ditën e 101-të të rezistencës qytetare, ndërsa gjatë tubimit janë shoqëruar edhe dy protestues nga policia. Brenda sallës së Kuvendit, deputetët zhvilluan punimet e para të sesionit të ri parlamentar, ku u diskutuan dhe u miratuan disa çështje të rendit të ditës. Me përfundimin e seancës, deputetët kanë lënë sallën e Parlamentit, ndërsa jashtë saj qytetarët vijojnë protestën dhe thirrjet kundër qeverisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
