Lajme Zone
Jared Kushner përballet me telashe në “parajsën e gangsterëve”
PolitikëPamfleti

Jared Kushner përballet me telashe në “parajsën e gangsterëve”

Siç kujtonte më vonë Ivanka Trump në një intervistë podcasti: “Ne notuam drejt ishujve. Bëmë një shëtitje, zbathur gjatë gjithë rrugës, deri në majë. Dhe mbetëm të mahnitur!”.

Jared Kushner-Ivanka Trump Marrëveshjet e Jared Kushnerit në Shqipëri po përballen me pikëpyetje gjithnjë e më të mëdha. Në qendër të tyre janë projektet në Sazan dhe Zvërnec, lidhjet lokale të biznesit dhe akuzat ndaj një prej personave të përfshirë në transaksionet mbi tokën. Historia shqiptare është një shembull domethënës i mënyrës se si biznesi, politika dhe pushteti mund të ndërthuren në mënyrë të rrezikshme. Në vitin 2021, gjatë një udhëtimi me jaht në Mesdhe, Jared Kushner dhe Ivanka Trump menduan se kishin gjetur parajsën mbi Tokë në një vend të pazakontë: Sazanin, ishullin shkëmbor në brigjet e Shqipërisë.

Siç kujtonte më vonë Ivanka Trump në një intervistë podcasti: “Ne notuam drejt ishujve. Bëmë një shëtitje, zbathur gjatë gjithë rrugës, deri në majë. Dhe mbetëm të mahnitur!”.

Kushner, i cili kishte shërbyer si këshilltar i vjehrrit të tij, Donald Trump, gjatë mandatit të parë presidencial, në atë kohë po përpiqej të kthente lidhjet politike të krijuara në qeveri në marrëveshje fitimprurëse biznesi.

Shqipëria, një vend i varfër postkomunist me një qeveri të etur për të fituar miq të fuqishëm në Perëndim, dukej si një terren premtues. Kushner e shfrytëzoi mundësinë dhe nisi një marrëveshje për blerjen e Sazanit, si dhe të një zone kënetore pranë Zvërnecit, habitat i dhjetëra shpendëve të rrezikuar, përfshirë flamingot.

Fondi i tij i investimeve, Affinity Partners, në bashkëpunim me familjen e miliarderit nga Katari, Moutaz Khayyat, nisi gjithashtu të blinte toka të tjera, me plane për ndërtimin e hoteleve luksoze. Por kjo skemë mbante që në fillim erë të keqe.

Edhe pse Donald Trump nuk ishte në pushtet, ai kishte dhënë tashmë sinjale se do të rikthehej në garën presidenciale në vitin 2024. Kjo u jepte miliarderëve dhe liderëve të huaj çdo arsye për të fituar favorin e Kushnerit.

Dhe Trumpi u rikthye vërtet në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa dhëndri i tij u shfaq sërish si këshilltar i rëndësishëm për politikën e jashtme dhe emisar gjatë mandatit të dytë, duke e bërë edhe më të vlefshme marrëdhënien me të.

Por kishte edhe diçka tjetër. Marrëveshjet mbi tokën në Shqipëri ishin në vetvete të dyshimta, për shkak të ndikimit të madh të krimit të organizuar mbi vendin dhe qeverisjen e tij.

Gjatë dy dekadave të fundit, klanet shqiptare kanë marrë nën kontroll një pjesë të madhe të tregtisë së kokainës në Evropë, duke sjellë në një vend të varfër shuma të mëdha parash të paligjshme, të cilat janë të vështira për t’u shpenzuar hapur.

Dhe qeveria nuk ka ndërmend të heqë dorë nga përfitimet ekonomike që sjell ky fluks. Kjo është një recetë për korrupsion në shkallë të gjerë: interesa të fuqishme biznesi, bashkërendojnë projekte të reja zhvillimi me qeverinë dhe ekosistemin ndërkombëtar të mafias.

Kushner dhe konsorciumi i tij i investitorëve nuk janë drejtpërdrejt pjesë e këtij sistemi. Por është e paimagjinueshme që mbështetësit lokalë të biznesit dhe zyrtarët qeveritarë që i kanë mbështetur këto projekte të mos kenë lidhje me të.

Kjo ishte arsyeja, pse dyshimi se marrëveshja e Kushner-it do të përfshihej në mënyrë të pashmangshme në korrupsionin politik dhe lidhjet me botën e krimit, nuk ishte aspak e pabazë.

Të shtunën, The Ëall Street Journal publikoi një raport të detajuar mbi një prej figurave kryesore të marrëveshjes, Artur Shehun, të cilin gazeta e përshkroi si “një gangster të dyshuar që u arratis në Miami pas një shkëmbimi zjarri në lokalin e tij”.

Në vitin 2024, banorë të Zvërnecit i dërguan një letër Kushnerit, duke i thënë se toka që ai po blinte nga Shehu në fakt u përkiste atyre. Banorët kishin një argument të fortë. Një pjesë e tokës ishte siguruar nga një prej avokatëve të Shehut në vitin 2007, duke u paraqitur zyrtarëve të pronave një dokument të epokës osmane të përkthyer gabim.

Gjatë përkthimit nga turqishtja osmane, një arkivist kishte zëvendësuar emrin e pronarit origjinal me emrin e Seit Shehut, siç konstatoi më vonë një gjykatë. Avokati dhe arkivisti u dënuan më pas për akuza që lidhen me falsifikimin e dokumenteve, ndërsa çështja ndaj avokatit po rigjykohet.

Shehu është hetuar vazhdimisht nga autoritetet shqiptare dhe ato të vendeve të tjera evropiane gjatë dekadave të fundit. Ai nuk është dënuar dhe mohon çdo shkelje. Por në qershor, u përballë me akuza të ngjashme me ato të ligjit amerikan RICO nga Prokuroria e Posaçme shqiptare, SPAK, e cila e konsideron një anëtar të rëndësishëm të një grupi të madh kriminal të lidhur me trafikun e drogës.

Vështirë të jetë rastësi që Kushner dhe partnerët e tij nga Katari u përfshinë në blerjen e tokës nga një person i dyshuar si gangster. Fitimet nga kokaina kanë hyrë në Shqipëri përmes kriptomonedhave dhe parave të gatshme të kontrabanduara me autobusë, ndërsa grupi ka përdorur më pas pasuritë e paluajtshme shqiptare për pastrimin e parave.

Gangsterët shqiptarë veprojnë shpesh duke ndërthurur kriptomonedhat dhe pasuritë e paluajtshme, ndërsa korrupsioni i tyre ushqehet nga qasja te pushtetin politik. Kjo është strukturalisht shumë e ngjashme me mënyrën se si funksionojnë bizneset që Kushneri i paraqet si plotësisht legjitime.

Edhe familja Trump lulëzon mbi kriptomonedhat, pasuritë e paluajtshme dhe afërsinë me pushtetin politik. Siç raportoi The Guardian të enjten, mandati i dytë i Trumpit është shndërruar në një ushtrim gjigant të pasurimit përmes abuzimit dhe përfitimit nga pushteti.

Në vitin 2025, presidenti fitoi 2.2 miliardë dollarë duke grumbulluar sasi të mëdha kriptomonedhash, duke përfituar nga interesa të pasura të huaja, duke zgjeruar biznesin e tij Truth Social dhe përmes aktiviteteve të tjera, ndërkohë që mbikëqyrja federale ndaj veprimeve të tij është dobësuar.

Vetëm nga sipërmarrjet e tij në kriptomonedha, Trumpi fitoi të paktën 1.4 miliardë dollarë vitin e kaluar, sipas deklaratave financiare që dorëzoi në qershor. Dhe këtë verë ai po e monetizon edhe më tej presidencën e tij.

Truth Social, po promovon një skemë të re që u ofron blerësve të pasur akses të hershëm dhe të privilegjuar në postimet e Trumpit, kundrejt një tarife prej 100 mijë dollarësh në muaj. Por përmasat e korrupsionit të familjes Trump, po prodhojnë edhe një reagim që mund të shihet si inkurajues.

Kjo është më e dukshme në Shqipëri, ku protestat pothuajse të përditshme janë shndërruar në një sulm të gjerë ndaj qeverisjes së korruptuar të vendit. Fryma e rezistencës në Shqipëri duhet të frymëzojë amerikanët.

Siç ka shkruar kolegu im në The Nation, Chris Lehmann, Donald Trump në mandatin e tij të dytë ka vepruar me një korrupsion të hapur dhe me një pandëshkueshmëri të neveritshme, pjesërisht sepse drejtuesit e Partisë Demokratike kanë qenë të frikësuar për ta sfiduar.

Fatmirësisht, disa figura të partisë, veçanërisht senatorja Elizabeth Ëarren, kanë vazhduar t’i bien kambanave të alarmit për korrupsionin e epokës Trump. Nëse demokratët arrijnë të rimarrin kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e mesmandatit, do të jenë në një pozicion të fortë për të hetuar korrupsionin e familjes Trump, përfshirë edhe marrëveshjet e pista që Jared Kushner ka bërë në Shqipëri./ Përshtati "Pamfleti" nga “The Nation”. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota “Pirateri dhe shantazh”, Emiratet akuzojnë Iranin pas sulmeve ndaj anijeve në Hormuz 15 Gusht 2026, 14:0714:07Rajoni dhe Bota Atentati me bombë në Krime, eskorta 32-vjeçare ruse e akuzuara kryesore për vrasjen e oficerit ukrainas që dezertoi 15 Gusht 2026, 14:0414:04Rajoni dhe Bota Spanja në alarm nga një valë e re emigrantësh, ushtarë në rrugët e Ceutës 15 Gusht 2026, 13:5313:53Rajoni dhe Bota Der Spiegel: Ulrich Siegmund, 'njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë' 15 Gusht 2026, 13:4813:48Rajoni dhe Bota Kurthi i tapetit të kuq i Samitit në Alaskë; si u mashtra Putin nga Donald Trump 15 Gusht 2026, 13:2713:27Rajoni dhe Bota Nga armët te gulagët: Si po ngre një shtet brenda shtetit FSB-ja ruse, pasardhësja e KGB-së 15 Gusht 2026, 13:1613:16Rajoni dhe Bota