Lajme Zone
“Japim maksimumin”, Gjimshiti premton: Bëjmë gjithçka për vendin e parë në Nations League, kemi grup lojtarësh të mirë
SportBalkanWeb

“Japim maksimumin”, Gjimshiti premton: Bëjmë gjithçka për vendin e parë në Nations League, kemi grup lojtarësh të mirë

Shqipëria do përballet me Bjellorusinë në kuadër të Nations League. Përveç trajnerit Maran, në konferencë për shtyp u shfaq edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti. Gjimshiti e vlerësoi Nations League si kompeticion i rëndësishëm dhe theksoi se synimi është vendi i parë.

Shqipëria do përballet me Bjellorusinë në kuadër të Nations League. Përveç trajnerit Maran, në konferencë për shtyp u shfaq edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti. Gjimshiti e vlerësoi Nations League si kompeticion i rëndësishëm dhe theksoi se synimi është vendi i parë. “Besoj që kam gjetur skuadrën shumë mirë. Kemi pasur më shumë kohë sesa në fund të sezonit të kaluar. Na janë nevojitur këto ditë, për të mësuar idetë e trajnerit. Frymë e re, është një frymë shumë pozitive. Etrit Berishës është një lojtar kyç dhe me eksperiencë. Do i japë një ndihmë të gjithëve. Transferimi në Lindjen e Mesme? Ishte vendimi im dhe i Atalantës. Nuk duket nga jashtë, por kampionati është shumë i vështirë. Ka shumë lojtarë me cilësi. Nuk është aq e thjeshtë siç duket. Çdo ekip e ka një sulmues me emër. Për mua është sfidë e madhe si mbrojtës atje. Tifozëve iu premtojmë që do të japim maksimumin. Do punojmë edhe për të shkuar në Europian. Kjo është rruga e duhur.” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb