Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar në lidhje me komentet negative të ndodhura ditët e fundit në disa biznese në vendin tonë. “Sot jam para jush, për të bërë publik një shqetësim serioz, e cili lidhet me një veprimtari të dyshuar të koordinuar në hapësirë kibernetike, kjo veprimtari nëse konfirmohet nga hetimet, rrezikon të dëmtojë jo vetëm bizneset e caktuara, i sektorin e turizmit dhe imazhin e Shqipërisë si një vend i sigurt dhe mikpritës. Po hasen veprimtari kibernetike. Mbi 10 mijë llogari sociale në rrjete sociale po verifikohen. Me këto veprime po cenohet interesi ekonomik i vendit”, tha Hita.
Vijon… Top Channel

