Rexhino Abazaj, me nofkën “Gino”, është një aktivist shqiptar “antifa”, për të cilin drejtësia ka urdhëruar në mes të gushtit ekstradimin drejt Gjermanisë, ndërkohë që më parë kishte refuzuar ta dorëzonte në Hungari, për shkak të shqetësimeve lidhur me të drejtat e tij themelore. 30-vjeçari Abazaj, i cili ka bërë rekurs në Gjykatën e Kasacionit kundër këtij vendimi, akuzohet nga Hungaria për ushtrim dhune ndaj neonazistëve që marshonin në Budapest në shkurt 2023, të cilët u sulmuan me shkopinj dhe çekiçë. Në Hungari ai rrezikon një dënim deri në 24 vjet burg, ndërsa në Gjermani deri në 10 vjet, pasi disa prej viktimave të dyshuara janë shtetas gjermanë. LEXO edhe...GOLAT/ PSG has vështirësi këtë sezon, barazon 2-2 në fushën e Lille vetëm në shtesë “Jam viktimë e një persekutimi politik”, në kuadër të një lëvizjeje për “gjuetinë ndaj antifashizmit në të gjithë Evropën”, deklaroi “Gino” për AFP gjatë këtij tubimi në verilindje të Parisit, të organizuar me thirrjen e një komiteti mbështetës. Me një kapele të vendosur në kokë, syze të holla dhe një çantë të mbajtur në krah, Abazaj përshkroi “pritjen stresuese” për seancën e Gjykatës së Kasacionit, gjatë së cilës synon të “mbrojë argumentet e tij”. Në prill 2025, Franca kishte refuzuar ta dorëzonte në Budapest, duke iu referuar “rreziqeve” të një “trajtimi çnjerëzor” në burg dhe pasigurisë nëse do t’i garantohej një gjykim i drejtë në këtë vend të Bashkimit Evropian. “Gjykata e Kasacionit do të jetë mundësia e fundit për apel. Më pas ekziston një rrezik real që Gino të transferohet në Hungari nëse fillimisht ekstradohet në Gjermani. Ata e kanë bërë tashmë këtë me Majën, Gjermania e dorëzoi”, shpjegoi për AFP zëdhënësi i Komitetit të Solidaritetit Budapest, i cili refuzon të bëjë të ditur mbiemrin e tij. Në shkurt, drejtësia hungareze dënoi me tetë vjet burg Maja T., një aktiviste e dorëzuar në Budapest nga Gjermania, për të njëjtin rast dhune ndaj neonazistëve. Përpara një pankarte të zezë me mbishkrimin “Solidaritet me Gino, jo ekstradimeve”, disa organizata dhe politikanë dolën për të dënuar ekstradimin e njoftuar, mes tyre edhe deputetja e LFI-së, Danièle Obono, e cila shprehu mbështetjen e partisë së saj për “të gjithë aktivistët antifashistë viktima të represionit nga shtetet e tyre”. Në fund të shtatorit 2025, Hungaria ndoqi shembullin e Shteteve të Bashkuara duke e klasifikuar lëvizjen “antifa” si organizatë “terroriste”. “Antifa” është një shkurtim i “antifashizmit”, një lëvizje politike e decentralizuar e individëve që besojnë se fashizmi vazhdon të përbëjë një kërcënim të veçantë për shoqëritë demokratike dhe paqësore dhe se duhet luftuar përmes mjeteve të jashtëzakonshme, radikale dhe, në disa raste, të dhunshme dhe të paligjshme. P.J/ReportTv.al france Paris ANTIFA Rexhino Abazaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30% Drejtësia 66.3% Nuk e di 3.7% Vota total: 1338 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

