Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Jam në minorancë”/ Sinaj ndryshon mendim për Territorialen: Do bashkohem me Grupin e PS-së, është vendim politik


Deputeti i PS-së Vullnet Sinaj, në fjalën e tij në parlament, ndryshoi mendim për qasjen e tij në raport me reformën territoriale.

Deputeti i PS-së Vullnet Sinaj, në fjalën e tij në parlament, ndryshoi mendim për qasjen e tij në raport me reformën territoriale. Sinaj tha se mendimi i tij është në minorancë. Ai theksoi se do të bashkohet me mendimin politik të Grupit të PS-së. Kështu, Sinaj nënkuptoi se do e mbështesë vendimin e Grupit Parlamentar të PS-së. Vullnet Sinaj: Unë jam zgjedhur nga banorët e qarkut të Vlorës dhe nuk kam qenë pro kësaj reforme. Por idetë e mia ngelen në minorancë. Grupi Parlamentar të PS-së ka vendosur që të votohet projektligji për reformën territoriale. Në fund të fundit janë pikëpamje. Në këtë moment, që Grupi i PS ka marrë këtë vendim, vendimmarrja ime i lë vendin vendimmarrjes të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Mbështetja ime nuk është çek i bardhë, por kërkon që të bëhet më mirë dhe për zona malore.

Deputeti socialist Vullnet Sinaj ka qenë ndër kundërshtarët më të mëdhenj të reformës territoriale. Sinaj mbante më herët qëndrimin se ka marrë votën e qytetarëve të Selenicës dhe se nuk do lejonte që kjo bashki të shkrihej. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: PS sinaj Territorialja