Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT)


Dy të rinj, të cilët dyshohet të jenë pjesë e grupit të super mashtruesit në kërkim, Florian Gjergji, tentuan t’i marrin 100 mijë euro, kreut të FSHF-së, Armand Duka, duke u hequr si socialisti Taulant Balla. Pas kallëzimit në polici nga vetë Duka, agjentë të infiltruar komunikuan me të dyshuarit në rrjetet sociale, derisa i arrestuan në flagrancë, kur do të merrnin paratë nga presidenti i Federatës.

Nga një profil i rremë i hapur në rrjetet sociale me emrin e Taulant Ballës, dy persona, tashmë të arrestuar, kontaktuan kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Amand Duka. Duke u hequr si politikani i rëndësishëm, me të cilin Duka ka njohje, Edison Korra dhe Orest Balla i kërkuan nëse mund t’i ndihmonte me 100 mijë euro, jo në cash, por në kriptovaluta. Kreu i FSHF-së, siç burime nga policia thonë për Report Tv, e ka kuptuar se e gjitha ishte një mashtrim dhe se pas llogarisë nuk qëndronte Taulant Balla. LEXO EDHE:Balla takon Raporterin e PE për Shqipërinë: Shqipëria në krye të vendeve aspirante për anëtarësim në BE Duka i kallëzoi në polici dhe ku në bashkëpunim me agjentë të infiltruar i mbajti lojën personave që po mashtronin. Presidenti i FSHF-së u ka shkruar fillimisht se nuk merrej me transaksione të tilla dhe i ka orientuar që të lidheshin me djalin e tij, duke i futur në karrem, se ishte ai që merrej me këto çështje. Me dy të dyshuarit më tej e ka vijuar bisedën një agjent i infiltruar i policisë, i cili është prezantuar si djali i Armand Dukës. Agjenti u ka bërë të ditur mashtruesve se paratë nuk mund t’i dërgonte në kriptovaluta, por do t’ua dorëzonte në cash. Të dyshuarit, Edison Korra 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç, ranë në kurth. Pranuan dhe caktuan vetë se vendi i dorëzimit të parave do të ishte në Elbasan. Armand Duka që ata prisnin t’u jepte paratë, ishte i mbikëqyrur nga policia. Sapo do merrnin 100 mijë eurot cash që ata prisnin, përballja ishte direkte me prangat e Forcave Operacionale. Njëri prej tyre tentoi të largohej me vrap, por u ndoq dhe u kap nga efektivët e policisë. Hetimet vijojnë, por policia dyshon se pas dyshes së arrestuar, qëndron, Florian Gjergji, në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e disa biznesmenëve në skema të ngjashme si me Armand Dukën së fundi duke përdorur identitetin e personazheve të njohur të politikës, për t’i kërkuar para palëve të treta. Ky personash që vijon të jetë në një arrati të gjatë, prej 3 vitesh, kohë në të cilën dyshohet se nuk e ka ndaluar profesionin e mashtrimit. Ai dyshohet të jetë në Gjermani, por asnjë gjurmë e tij ende nuk është gjetur. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:19 Dy të rinj tentuan të mashtrojnë Dukën duke u prezantuar si Balla, deputeti i PS: Rrjetet sociale të kontrollojnë llogaritë false Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste taulant Balla reagoi menjëherë pas arrestimit të dy të rinjve të cilët tentuan të mashtrojnë në emër të tij, kreun e FSHF-së Armand Duka, duke i kërkuar 100 mijë euro.Teksa publikon pamjet e arrestimit në flagrancë të dy mashtruesve, Balla përgëzon policinë e Shtetit, dhe nxit që qytetarët të bëjnë kujdes e të denoncojnë menjëherë çdo rastAi thekson se rrjetet sociale duket të forcojnë kontrollin ndaj llogarive false, referuar faktit që dy të arrestuarit kishin hapur një profil me emrin e Taulant Ballës, përmes të cilët kontaktuan Dukën."E përgëzoj Policinë e Shtetit Tiranë, të cilët me shumë efikasitet kanë goditur një rast tjetër kriminal mashtrimi në rrjetet e komunikimit on-line. Qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes dhe duhet ta denoncojnë menjëherë çdo rast! Ndërsa rrjetet sociale duhet të forcojnë kontrollin ndaj llogarive fallco", shkroi Balla. SI.E./Shqiptarja.com Share P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: Tirane mashtrim edison korra orest balla Florian Gjergji Armand Duka taulant balla Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.4 / 5 (7 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.4% Jo 38.5% Disi 7% Vota total: 2601 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?