Lajme Zone
Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën humanitare në Kosovë
BotëCNA

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën humanitare në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pritet...

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pritet të përfjë sot vizitën humanitare në Kosovë dhe të kthehet në Hagë.

Krasniqi do të largohet nga shtëpia e tij në lagjen Velania të Prishtinës rreth orës 14:00, ndërsa nisja drejt Hagës me aeroplan special është planifikuar për në orën 15:00.

Qëndrimi i tij në Kosovë u bë i mundur pas autorizimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat miratuan kërkesën për vizitë humanitare për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Krasniqi mbërriti në Kosovë të mërkurën, më 18 nëntor për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes.

Gjatë gjithë vizitës, ai ishte nën shoqërimin dhe masat e sigurisë së EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Kujtojmë se Jakup Krasniqi është dënuar në shkallën e parë me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.