Lajme Zone
“Ja ku e keni kartën e PS-së, do ta hedhim poshtë”, banorët e Selenicës kundër shkrirjes së bashkisë
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Ja ku e keni kartën e PS-së, do ta hedhim poshtë”, banorët e Selenicës kundër shkrirjes së bashkisë

Edhe banorët e Selenicës kanë dalë kundër planit për shkrirjen e kësaj bashkie në kuadër të Reformës së re Territoriale, duke kundërshtuar bashkimin me Vlorën.

Edhe banorët e Selenicës kanë dalë kundër planit për shkrirjen e kësaj bashkie në kuadër të Reformës së re Territoriale, duke kundërshtuar bashkimin me Vlorën. Sipas tyre, një vendim i tillë do të sjellë vështirësi të shumta për qytetarët, pasi edhe për dokumentin më të thjeshtë do të duhet të udhëtojnë drejt qytetit të Vlorës, ku jo çdo banor ka mundësi apo disponon një automjet për të përballuar këto lëvizje. Banorët shprehen se nuk mund të fshihet nga harta një bashki e cila në territorin e saj ka 47 fshatra dhe mijëra banorë që jetojnë në to. Ata e përshkruajnë Selenicën si një qytet historik, ndërsa paralajmërojnë se largimi i bashkisë do të ndikojë në shtimin e braktisjes së zonës. Një prej banorëve ka dorëzuar edhe kartën e anëtarësisë së Partisë Socialiste, duke deklaruar se vendimin për shkrirjen e bashkisë do ta kundërshtojnë. “Ja ku e keni kartën e PS-së, do ta hedhim poshtë”, është shprehur banori, ndërsa ka kërkuar që zëri i komunitetit të merret në konsideratë.