Lajme Zone
Izraeliti i Ramës bie në gropën që hapi vetë/ Ron Yeffet tenton të lajë imazhin në SHBA, Faist e fundos në gjykatë
PolitikëPamfleti

Izraeliti i Ramës bie në gropën që hapi vetë/ Ron Yeffet tenton të lajë imazhin në SHBA, Faist e fundos në gjykatë

Në përgjigjen e ndryshuar të depozituar më 20 korrik 2026, Yeffet dhe kompania R&I Trading of New York pranojnë një fakt të rëndësishëm: pagesa e parashikuar në marrëveshjen mes palëve nuk është bërë. Ata kundërshtojnë megjithatë pretendimin se Faist ka të drejtë të rikuperojë shumën, duke argumentuar se investitori kishte kryer më parë një shkelje materiale të marrëveshjes dhe u kishte shkaktuar dëme.

Yeffet-Rama Ron Yeffet tenton të kthejë në SHBA rolet nga i akuzuar në viktimë, duke paditur për shpifje investitorin Mark Faist dhe duke fajësuar edhe jehonën mediatike në Shqipëri për dëmtimin e reputacionit të tij. Por kundërpërgjigjja e Faist e godet strategjinë e izraelitit: ai jo vetëm mohon shpifjen, por deklaron në gjykatë se pohimet e kundërshtuara nga Yeffet janë të vërteta... Beteja gjyqësore në Florida mes biznesmenit izraelit Ron Yeffet dhe investitorit Mark Faist, e nisur mbi një konflikt financiar prej miliona dollarësh, po ashpërsohet. Dokumentet e reja të depozituara në Gjykatën e Qarkut të 11-të në Miami-Dade tregojnë se palët tashmë nuk po përplasen vetëm për paratë, por edhe për reputacionin e Yeffet dhe pasojat që publikimi i çështjes ka sjellë për interesat e tij në Shqipëri.

Në përgjigjen e ndryshuar të depozituar më 20 korrik 2026, Yeffet dhe kompania R&I Trading of New York pranojnë një fakt të rëndësishëm: pagesa e parashikuar në marrëveshjen mes palëve nuk është bërë. Ata kundërshtojnë megjithatë pretendimin se Faist ka të drejtë të rikuperojë shumën, duke argumentuar se investitori kishte kryer më parë një shkelje materiale të marrëveshjes dhe u kishte shkaktuar dëme.

Dokumenti konfirmon gjithashtu se Faist kishte transferuar fonde te R&I Trading dhe se palët kishin nënshkruar marrëveshjen që ndodhet në qendër të procesit. Yeffet kundërshton cilësimin e saj si “settlement agreement”, por pranon se pagesa nuk u krye. Ky pranim përsëritet disa herë në përgjigjen e tij ndaj padisë.

Yeffet kalon në kundërsulm: Faist më ka dëmtuar reputacionin

Strategjia e Yeffet është të argumentojë se Faist shkeli detyrimin e konfidencialitetit dhe zhvilloi një fushatë shpifëse kundër tij. Ramës i plas tjetër skandal në SHBA/ Izraeliti Ron Yeffet mashtrim 8 mln USD, si përdori kryeministrin dhe Shqipërinë 9 Prill, 19:03 Yeffet pretendon se Faist e ka quajtur atë, mes të tjerash, “mashtrues”, “hajdut”, “kriminel”, “gënjeshtar” dhe se u ka thënë personave në komunitetin e Fisher Island se ishte mashtruar prej tij me rreth 8 milionë dollarë.

Sipas kundërpadisë, këto deklarata u përhapën edhe jashtë rrethit të tyre në Florida dhe përfunduan në mediat shqiptare. Yeffet pretendon se pikërisht publikimet në Shqipëri i kushtuan një mundësi biznesi nga e cila ai thotë se priste një fitim mbi 30 milionë dollarë. Këto janë pretendime të Yeffet dhe jo konstatime të gjykatës.

Dokumenti i Yeffet konfirmon vetë se ai ishte pjesë e një grupi investitorësh në një projekt zhvillimi të pasurive të paluajtshme në Shqipëri.

Por edhe në dokumentin e ndryshuar të korrikut, projekti identifikohet vetëm si “Albanian Development”. Nuk jepet emri, vendndodhja, vlera e investimit apo identiteti i zhvilluesve.

Yeffet pretendon se u largua nga grupi pasi personat që drejtonin projektin vlerësuan se raportimet mediatike rrezikonin miratimet dhe financimin e tij. Sipas tij, pjesëmarrja në këtë projekt do t'i sillte fitime mbi 30 milionë dollarë.

Pra, ndërsa Yeffet vendos në qendër të pretendimit të tij një humbje potenciale prej dhjetëra milionë dollarësh në Shqipëri, dokumenti nuk identifikon projektin nga i cili pretendohet se buronte kjo shumë.

Yeffet përmend lidhjet me Ramën dhe ambasadorin shqiptar

Kundërpadia sjell edhe një element tjetër me interes për Shqipërinë. Vetë Yeffet deklaron në dokumentin gjyqësor se raportimet kishin prekur faktin që ai njihte kryeministrin e Shqipërisë dhe ambasadorin shqiptar në Francë. Sipas versionit të tij, çështja më pas u mor nga opozita dhe mediat në Shqipëri, të cilat pretenduan se kryeministri ishte mik dhe bënte biznes me një person të akuzuar si mashtrues nga Faist.

Yeffet shkon edhe më tej, duke ngritur dyshimin se Faist ose persona që vepronin për të mund t'u kishin dhënë informacion mediave shqiptare. Si argument përmend publikimin nga një media shqiptare të një fotografie private ku ai dhe Faist shfaqeshin së bashku.

Edhe ky është vetëm pretendim i Yeffet në proces dhe dokumenti nuk paraqet një konstatim gjyqësor se Faist ka furnizuar mediat shqiptare me materiale.

Faist përgjigjet: Jo vetëm i mohon akuzat, por thotë se deklaratat janë të vërteta

Dhjetë ditë më vonë, më 30 korrik, Mark Faist depozitoi përgjigjen ndaj kundërpadisë së Yeffet.

Ai mohon në mënyrë të gjerë akuzat për shpifje, përfshirë pretendimet se ishte përgjegjës për largimin e Yeffet nga projekti shqiptar dhe humbjen e pretenduar prej mbi 30 milionë dollarësh.

Por një nga pikat më të forta të përgjigjes gjendet te mbrojtja e tetë afirmative.

Faist deklaron se pretendimet e Yeffet për shpifje duhet të rrëzohen, ndër të tjera, sepse deklaratat e kundërshtuara janë “true or substantially true” – “të vërteta ose thelbësisht të vërteta” dhe, sipas tij, janë publikuar me motive të mira. Izraeliti Ron Yeffet “merr në qafë” Ramën, hap në SHBA dosjet e aferave me qeverinë

11 Qershor, 18:04 Ky është qëndrimi juridik i Faist dhe ende jo një vendim i gjykatës mbi vërtetësinë e akuzave. Megjithatë, ai e çon përplasjen një hap më tej: Faist nuk kufizohet vetëm te mohimi se ka shpifur, por pretendon si mbrojtje se deklaratat për të cilat ankohet Yeffet janë të vërteta ose në thelb të vërteta.

Avokatët e Faist kanë ngritur gjithsej 17 mbrojtje afirmative kundër kundërpadisë.

Përveç pretendimit për vërtetësinë, ata argumentojnë se cilësime si “fraud”, “thief”, “criminal”, “liar” dhe “cheat”, në kontekstin e pretenduar, mund të përbëjnë opinion ose hiperbolë retorike dhe jo deklarata faktike të paditshme për shpifje.

Një tjetër argument është se deklaratat e bëra në dokumentet e procesit gjyqësor mbrohen nga privilegji absolut që zbatohet për komunikimet në kuadër të procedurave gjyqësore.

Faist gjithashtu pretendon se Yeffet është figurë publike dhe se nuk ekziston elementi i “actual malice” që, sipas argumentit të tij, do të kërkohej për pretendimet për shpifje. Të gjitha këto janë mbrojtje juridike të ngritura nga Faist, mbi të cilat gjykata ende duhet të shprehet.

Faist sulmon edhe pretendimin e Yeffet për humbjen e 30 milionë dollarëve në ShqipëriNjë tjetër front është pikërisht pretendimi për projektin shqiptar.

Faist mohon se deklaratat e tij janë shkaku juridik i humbjes që pretendon Yeffet. Ai argumenton se zinxhiri shkak-pasojë është tepër i largët, pasi mes deklaratave të pretenduara dhe largimit nga projekti qëndrojnë vendime të pavarura të mediave shqiptare, aktorëve politikë dhe vetë zhvilluesve të projektit.

Në një tjetër mbrojtje, dokumenti përmend edhe “litigants in other lawsuits filed against” Yeffet, pra palë në procese të tjera gjyqësore kundër tij, si një prej faktorëve të pavarur që mund të kenë ndikuar në dëmin e pretenduar. Dokumenti i 30 korrikut nuk identifikon në këtë pjesë se cilave procese të tjera u referohet.

Faist pretendon gjithashtu se Yeffet nuk ka pësuar dëme reale të shkaktuara nga publikimi i deklaratave të pretenduara.

Në qendër mbeten milionat që Yeffet pranon se nuk i pagoi

Pavarësisht betejës së re për shpifjen dhe pretendimit për humbjen e 30 milionë dollarëve në Shqipëri, dokumenti i Yeffet nuk e zhduk çështjen fillestare financiare.

Vetë pala e Yeffet pranon në përgjigjen e saj se pagesa e përcaktuar në marrëveshjen mes palëve nuk është bërë. Argumenti i tij është se Faist nuk mund ta kërkojë atë për shkak të shkeljes së mëparshme të marrëveshjes dhe dëmit që pretendohet se i ka shkaktuar.

Nga ana tjetër, Faist pranon se një pjesë e investimit i është kthyer, por deklaron se kishte kërkuar kthimin e të gjithë investimit dhe se Yeffet kishte rënë dakord me shkrim për kthimin e tij sipas kushteve të marrëveshjes.

Kështu, beteja që nisi me pretendimin e Faist për miliona dollarë të pakthyer tashmë është kthyer në një konflikt shumë më të gjerë: Yeffet kërkon dëmshpërblim për reputacionin dhe biznesin që thotë se humbi në Shqipëri, ndërsa Faist kërkon rrëzimin e kundërpadisë dhe këmbëngul se deklaratat e kundërshtuara prej Yeffet janë, ndër të tjera, të vërteta ose thelbësisht të vërteta.

Tani i takon gjykatës në Miami-Dade të përcaktojë se cilat prej pretendimeve të dy palëve qëndrojnë. Deri në një vendim gjyqësor, akuzat dhe kundërakuzat mbeten pretendime të palëve në një proces civil ende në zhvillim. /Përgatiti "Pamfleti"rama yefet Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Skandal/ Shteti i “Diellës” me dyert hapur; studiuesi amerikan i sigurisë shkarkoi 32 GB materiale nga parlamenti me të dhëna deputetësh... 17 Gusht 2026, 14:1414:14Dosja e zezë Shqipëria midis kullave luksoze dhe fshatrave të boshatisura: Çfarë fshihet pas pakënaqësisë së brezit të ri? 17 Gusht 2026, 10:1610:16Dosja e zezë Ëndrra shqiptare e Ivanka Trump dhe makthi politik i Edi Ramës! 16 Gusht 2026, 11:4811:48Dosja e zezë Hija e Kolë Idromenos do ju ndjekë gjithë jetën tuaj 15 Gusht 2026, 10:5310:53Dosja e zezë Dosjet e SPAK-ut: Ergys Agasi në bisedë me Edi e Olsi Ramën; Ilir Shtufi, mesazhe me Shkëlzen Berishën e Jamarbër Malltezin 13 Gusht 2026, 13:3913:39Dosja e zezë Dosjet e anti-mafias hapin pistën shqiptare: Cili biznesmen takoi në Tiranë dhëndrin e bosit të 'Cosa Nostra' Messina Denaro-s? 12 Gusht 2026, 18:3318:33Dosja e zezë