Lajme Zone
Izraeli vret në një sulm ajror komandantin e Hamasit në Gaza, dyshohet se kishte rol kyç në planifikimin e sulmit të 7 tetorit
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Izraeli vret në një sulm ajror komandantin e Hamasit në Gaza, dyshohet se kishte rol kyç në planifikimin e sulmit të 7 tetorit

Ushtria izraelite njoftoi të dielën se ka vrarë gjatë natës, në një sulm ajror në jug të Gazës, një komandant të lartë të Hamasit, i cili dyshohet se kishte luajtur rol kryesor në planifikimin e sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.

Ushtria izraelite njoftoi të dielën se ka vrarë në një sulm ajror në jug të Gazës komandantin e Hamasit, Samir Mahmoud Hassan Abu Younis, i cili drejtonte Brigadën Rafah prej vetëm dy muajsh. Sipas ushtrisë izraelite, Abu Younis kishte luajtur rol kryesor në planifikimin e sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit dhe ishte përfshirë në sulme kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë. LEXO edhe...Atentat ndaj Trump? Mossad-i paralajmëron CIA-n për kërcënimin e Iranit! Kufizohen daljet e presidentit, zyrtarët e lartë vendosen në baza sigurie Edhe Brigadat Al-Qassam të Hamasit e përshkruan atë si një nga komandantët kryesorë të përfshirë në planifikimin dhe mbikëqyrjen e sulmit të 7 tetorit. Abu Younis kishte marrë drejtimin e Brigadës Rafah pas vrasjes së paraardhësit të tij, Nael Abu Obeid, më 15 shtator. Vrasja ndodh ndërsa në Gaza vijon armëpushimi i brishtë, në fuqi që prej tetorit 2025. Ndërkohë, plani i paqes i presidentit amerikan Donald Trump mbetet i bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve për çarmatimin e Hamasit dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza. U.D/ReportTv.al Hamas Izrael Gaza Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.4% Të gabuar 28.6% Nuk e di 9% Vota total: 2316 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?