Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

‘Iute Credit’ në flakë, protestuesit festojnë! Brohorasin dhe bëjnë foto para biznesit të mikrokredive


Djegia e filialit të ‘Iute Credit’ në hyrje të “Rrugës së Durrësit” po festohet nga protestuesit.

Djegia e filialit të ‘Iute Credit’ në hyrje të “Rrugës së Durrësit” po festohet nga protestuesit. Ndërsa biznesi i mikrokredive pas shpinës së tyre shkrumbohet, disa protestues pozojnë duke qeshur dhe shkrepin foto e regjistrojnë video. Një prej tyre madje është mbuluar me flamurin kombëtar, hap duart dhe ngre gishtat e mesit. Ata brohorasin, duartrokasin dhe thërrasin në kor “Rama, jepe dorëheqjen.” LEXO EDHE:Protestuesit sulm Ministrisë së Financave, përleshen me gurë me policinë! Hidhet gaz lotsjellës Veç filialit të institucionit financiar, shihen edhe xhama të thyer në katin e dytë të bizneseve ngjitur. Lajmi kryesor: LIVE TV- Protesta/ Zjarr e tym në qendër të Tiranës, digjen stola e kosha! Protestuesit e maskuar i vënë zjarrin Ministrisë së Ekonomisë dhe Arsimit, shkrumbohet iute Credit dhe një bankë! Dhjetëra të shoqëruar P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: iute Sondazhi i ditës:

13 Tetor, 19:28

A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 21.5% Jo 76% Disi 2.5% Vota total: 1997 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 13 Tetor, 19:28 A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?