Lajme Zone
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Itali/ Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë municionesh pranë Romës, zhurma dëgjohet edhe në qytetet përreth! Zjarrfikësit dhe karabinierët në vendngjarje (VIDEO)


Shpërthimi i fortë që ndodhi në repartin e 'shtypjes së barutit' në fabrikën e municioneve, u dëgjua edhe në qytetet përreth Colleferro-s.

Një shpërthim masiv ndodhi pak jashtë Colleferro-s, në provincën e Romës, në Itali. Sipas mediave italiane, shpërthimi ndodhi në një fabrikë aty pranë (më parë Simmel, tani në pronësi të Knds Ammo Italy). LEXO edhe...Itali/ Gjetën 86 mijë euro të fshehura në një dollap të hedhur në rrugë, pronari dhe dy gratë ndajnë 'thesarin' Ish-fabrika Simmel Difesa, tani është pjesë e grupit Knds Ammo Italy, që prodhon municione të kalibrit të mesëm dhe të madh për mbrojtjen tokësore dhe detare, si dhe lëndë djegëse të ngurta për automjete hapësinore. Incidenti thuhet se e ka zanafillën në repartin e "shtypjes së barutit". Zjarri filloi nga një ngjeshës, një makinë që përdoret për të shtypur barutin. Temperaturat e larta dhe era më pas kontribuan në zgjerimin e perimetrit të flakëve, të cilat çuan më pas në shpërthim. Zjarrfikësit dhe karabinierët po përpiqen të afrohen për të kontrolluar nëse ka të lënduar apo viktima, por flakët janë ende shumë të fuqishme, duke pamundësuar hetimet. Punëtorët e uzinës janë numëruar dhe nuk raportohen të zhdukur. Ndërkohë, trafiku në rrugët përreth është bllokuar për të parandaluar çdo rrezik. Ndërkohë paralelisht po punohet edhe për shuarjen e flakëve. R.Xh/E.H/ReportTv.al municion luftarak shperthim rome Colleferro itali Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 41.4% Jo 51.7% I/e dyzuar 6.9% Vota total: 4382 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?