Lajme Zone
Itali/ Gruaja futet me makinë në kantierin e ndërtimit dhe përplas për vdekje punëtorin shqiptar, tenton t’i japë ndihmën e parë por i bie të fikët! (EMRI)
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Itali/ Gruaja futet me makinë në kantierin e ndërtimit dhe përplas për vdekje punëtorin shqiptar, tenton t’i japë ndihmën e parë por i bie të fikët! (EMRI)

Pas përplasjes, gruaja ka ndaluar menjëherë automjetin dhe ka tentuar t'i vijë në ndihmë punëtorit. Megjithatë, pak më vonë ajo ka pësuar një gjendje të fikëti dhe ka marrë ndihmën e personelit mjekësor të urgjencës 118.

Një punëtor shqiptar, 64 vjeç ka humbur jetën tragjikisht këtë të marte në Itali, pasi u përplas nga një automjet teksa punonte në një kantier ndërtimi në autostradën A18 Messina-Catania. Viktima është identifikuar si Mehmeti Hashaim. Aksidenti fatal ndodhi pak pranë daljes së Giardini Naxos në drejtim të Katanias. LEXO edhe...Aksident në Gjermani, 3 të rinj humbin jetën pas përplasjes së 9 automjeteve! Mes viktimave dy shqiptarë nga Kosova (EMRAT) Sipas informacioneve të publikuara nga mediat italiane, një automjet i drejtuar nga një grua ka hyrë papritur në zonën e kufizuar për punimet në autostradë, duke përplasur fuqishëm 64-vjeçarin, i cili ndodhej në kantier duke kryer detyrën e tij. Rrethanat e ngjarjes janë ende nën hetim. Mes pistave që po shqyrtohen nga autoritetet është edhe mundësia që drejtuesja e automjetit të ketë kryer një manovër të papritur për të shmangur një tjetër automjet, duke përfunduar më pas në zonën ku po zhvilloheshin punimet. Pas përplasjes, gruaja ka ndaluar menjëherë automjetin dhe ka tentuar t'i vijë në ndihmë punëtorit. Megjithatë, pak më vonë ajo ka pësuar një gjendje të fikëti dhe ka marrë ndihmën e personelit mjekësor të urgjencës 118. Në vendngjarje mbërritën efektivët e Policisë Rrugore të Giardini Naxos dhe disa ambulanca, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e aksidentit dhe përgjegjësitë e mundshme. Ngjarja ka shkaktuar gjithashtu probleme në qarkullimin e automjeteve në autostradën A18, në drejtim të Katanias. A.C/ReportTv.al Mehmeti Hashaim aksident itali shqiptarët në itali kantier ndertimi Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.1% Të gabuar 27.5% Nuk e di 10.4% Vota total: 4551 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?