Lajme Zone
Itali: Ganezi sulmon makinat me shufër hekuri, babë e bir shqiptarë e ndalojnë
BotëJOQ Albania

Itali: Ganezi sulmon makinat me shufër hekuri, babë e bir shqiptarë e ndalojnë

Momente paniku u regjistruan mëngjesin e së shtunës në qendër të Martina Francas, në provincën e Tarantos, Itali, ku një 29-vjeçar me origjinë nga Gana, në gjendje të rënduar emocionale, sulmoi disa automjete me një shufër hekuri.

Momente paniku u regjistruan mëngjesin e së shtunës në qendër të Martina Francas, në provincën e Tarantos, Itali, ku një 29-vjeçar me origjinë nga Gana, në gjendje të rënduar emocionale, sulmoi disa automjete me një shufër hekuri.

Sipas mediave italiane, 29-vjeçari fillimisht ka kërcënuar një automoboliste dhe më pas ka goditur një Smart në lëvizje, duke i thyer xhamin e përparmë. Situata u përshkallëzua më tej, teksa ai u përball edhe me qytetarët që tentuan ta ndalonin.

Në këtë moment, sipas raportimeve italiane, katër qytetarë ndërhynë për ta çarmatosur dhe bllokuar agresorin, duke u përfshirë në një përleshje gjatë së cilës u lënduan disa prej tyre. Edhe 29-vjeçari mbeti i plagosur, përpara se të mbërrinin karabinierët dhe ta merrnin nën kontroll.

Por mes qytetarëve që ndërhynë për të ndaluar situatën e rrezikshme rezultojnë të jenë edhe dy shqiptarë nga Lushnja.

Informacioni ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga persona që pretendojnë se i njohin personalisht dy shqiptarët dhe se ndodheshin vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi ngjarja.

Sipas dëshmisë së tyre, shqiptari i parë ka qenë personi që ka ndërhyrë përballë agresorit, ndërsa më pas i ka ardhur në ndihmë edhe djali i tij. Në vijim, sipas të njëjtit burim, në përpjekjen për ta ndaluar agresorin janë bashkuar edhe disa qytetarë italianë.

Pra, ajo që mund të konfirmohet nga mediat italiane është se katër qytetarë ndërhynë dhe arritën ta bllokonin 29-vjeçarin. Identiteti i dy prej tyre si shqiptarë nga Lushnja është informacion i përcjellë te JOQ Albania nga persona që thonë se i njohin personalisht.

Ngjarja ka marrë vëmendje të madhe edhe në Itali. Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini ka përshëndetur qytetarët që ndërhynë për të ndalur agresorin dhe ka shprehur solidaritet me personat e lënduar.

Në një situatë që mund të kishte përfunduar shumë më rëndë, ndërhyrja e qytetarëve bëri që agresori të neutralizohej përpara se situata të merrte përmasa edhe më të rrezikshme.

Dy shqiptarë nga Lushnja, babë e bir, ishin mes atyre që nuk qëndruan indiferentë dhe vendosën të ndërhyjnë. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)