Një qytetar i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rrugës në hyrje të Bunecit, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve.
Sipas tij, rruga nuk është shtruar pavarësisht premtimeve, ndërsa banorët kanë investuar vetë për të përmirësuar një pjesë të saj, aq sa kanë pasur mundësi.
Në pamjet e dërguara shihet rruga e dëmtuar dhe e vështirë për t’u përshkuar nga automjetet. Në zonë shihen gjithashtu punime dhe mjete të rënda që, sipas denoncuesit, lidhen me ndërtimin e një nënstacioni elektrik.
Qytetari pretendon se kalimi i betonierëve dhe mjeteve të punës ka dëmtuar më tej rrugën, duke e bërë edhe më të vështirë qarkullimin.
“Mirë që rrugën e Bunecit nuk e shtruan, po ne paguam lekë vetë e gjithë zona e shtruam aq sa kishim mundësi dhe prapë e prishin betonierët që punojnë për të bërë nënstacionin elektrik. Nuk kalojnë dot makinat.”
Ai kërkon që rruga të rregullohet dhe që gjatë punimeve të merren masa për të garantuar kalimin e banorëve dhe pushuesve.
“Taksat, taksat i paguajmë!”, shprehet qytetari.
JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin, duke kërkuar nga institucionet dhe subjektet që kryejnë punimet të verifikojnë gjendjen e rrugës dhe të ndërhyjnë për përmirësimin e saj. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)

