Lajme Zone
Itali/ 35-vjeçari shqiptar kafshon ëmbëlsirën pa e vënë re grerëzën, pickohet në gojë dhe përfundon në spital
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Itali/ 35-vjeçari shqiptar kafshon ëmbëlsirën pa e vënë re grerëzën, pickohet në gojë dhe përfundon në spital

I riu ishte ndalur në bar për të konsumuar një ëmbëlsirë me krem pastiçerie, por pa e vënë re, mbi të ishte vendosur një grerëz. Në momentin që kafshoi ëmbëlsirën, insekti e pickoi brenda zgavrës së gojës, duke i shkaktuar dhimbje të forta.

Një 35-vjeçar shqiptar ka përjetuar momente të frikshme në Itali, pasi u pickua nga një grerëz në brendësi të gojës, teksa po hante mëngjes në një lokal pranë portit. I riu ishte ndalur për të konsumuar një ëmbëlsirë me krem pastiçerie, por pa e vënë re mbi të ishte vendosur një grerëz. Në momentin që kafshoi ëmbëlsirën, insekti e pickoi brenda zgavrës së gojës, duke i shkaktuar dhimbje të forta. LEXO edhe...I dënuar me 6 vite burg në Itali për vjedhje me armë e kanosje, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë (EMRI) I surprizuar nga ajo që po ndodhte, 35-vjeçari kërkoi menjëherë ndihmë, pasi dhimbja ishte e menjëhershme dhe e fortë. Në vendngjarje ndërhynë me shpejtësi shërbimet e ambulancës. Pas marrjes së ndihmës së parë, shqiptari u transportua në spitalin e Torrette-s. Në spital, mjekët i administruan medikamente për të parandaluar një reaksion të rëndë alergjik dhe shfaqjen e shokut anafilaktik, një komplikacion që mund të rrezikojë seriozisht jetën e tij. A.C/ReportTv.al itali grerez shqiptarët në itali pastiçeri Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.4% Jo 29.5% Nuk e di 9.1% Vota total: 2044 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?