Deputeti Vullnet Sinaj i cili më herët ka shprehur pakënaqësinë e tij për Reformën Territoriale të propozuar nga PS duke thënë se është kundër, ka refuzuar të flasë për mediat. Deputeti Sinaj, teksa po hynte në Parlament ku pritet të mbahet edhe seanca plenare në 15:00, u pyet nga gazetarët nëse do t’i qëndrojë vendimit të tij, apo do të ndryshojë mendim në seancë. Ai nuk preferoi të komentonte apo të jepte një reagim sqarues, por dha vetëm një përgjigje të shkurtër: “Ishte votë brenda grupit parlamentar”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
