Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

“Ishte tmerr, gjithçka ndodhi për 10 minuta”/ Banorët e Himarës tregojnë momentet e frikshme: U dogjën shtëpi, është përvëluar çdo gjë


Banorët e Himarës kanë përjetuar momente paniku gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa zjarri masiv përfshiu zonën dhe u afrua me shpejtësi drejt banesave.

Banorët e Himarës kanë përjetuar momente paniku gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa zjarri masiv përfshiu zonën dhe u afrua me shpejtësi drejt banesave. Një prej banorëve e përshkruan situatën si “tmerr”, ndërsa një tjetër tregon se flakët u përhapën me shpejtësi dhe për vetëm pak minuta mbërritën pranë banesave. Qytetarja: “Nuk e di si ndodhi. Erdhi zjarri nga lart, pak nga pak. Erdhën policët dhe na nxorën nga banesa. Zjarri ka ardhur për 10 minuta.” Ajo tregon se nga flakët janë djegur edhe banesa të banuara dhe se dëmet kanë qenë të mëdha. “Shtëpi janë djegur, ishin shtëpi të banuara. Është përvëluar çdo gjë. Policia na dha ndihmën e parë dhe na ndihmuan”, rrëfen banorja. Ndërkohë, një tjetër qytetar e përshkruan mbrëmjen si një situatë të jashtëzakonshme: “Situata mbrëmë ishte tmerr.”

Zjarri në Himarë vijon të jetë në vëmendjen e autoriteteve, ndërsa mëngjesin e sotëm ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri. Helikopterët po hedhin ujë mbi vatrat aktive, ndërsa në terren vijojnë të jenë forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb