Lajme Zone
Ishte shtruar në klinikë rehabilitimi/ Ndërron jetë djali i modeles së njohur
KulturëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ishte shtruar në klinikë rehabilitimi/ Ndërron jetë djali i modeles së njohur

Presley Gerber, djali i supermodeles Cindy Crawford, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare. Gerber, po ashtu model, raportohet se ndërroi jetë në një qendër rehabilitimi të dielën, sipas të dhënave të paraqitura nga Mjeku Ligjor i Qarkut të Los Angeles. Shkaku i humbjes së jetës ende nuk dihet. Allie Jenkins, një përfaqësuese e Crawford dhe bashkëshortit të saj Rande Gerber, tha për median amerika

Presley Gerber, djali i supermodeles Cindy Crawford, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare. Gerber, po ashtu model, raportohet se ndërroi jetë në një qendër rehabilitimi të dielën, sipas të dhënave të paraqitura nga Mjeku Ligjor i Qarkut të Los Angeles.

Shkaku i humbjes së jetës ende nuk dihet. Allie Jenkins, një përfaqësuese e Crawford dhe bashkëshortit të saj Rande Gerber, tha për median amerikane CBS se "familja po kërkon privatësi gjatë kësaj kohe të vështirë dhe të dhimbshme."

Gerber ishte model si nëna e tij dhe motra e tij më e vogël Kaia. Ai debutoi në pasarelë për markën italiane Moschino në moshën vetëm 16 vjeç dhe më pas vazhdoi të punonte si model për marka të njohura si Burberry, Dolce & Gabbana dhe Bottega Veneta.

Vitet e fundit, Gerber kishte folur hapur për sfidat e tij të shëndetit mendor dhe përdorimin e drogës. 27-vjeçari kishte treguar disa herë edhe për marrëdhënien e tij të ngushtë me familjen e tij, përfshirë Kaian, me të cilën u shfaq së bashku në një fushatë për Calvin Klein në vitin 2018, dhe emrin e së cilës e kishte bërë tatuazh në krah.

Gerber luajti gjithashtu përkrah nënës së tij në reklamën e Pepsi-t për Super Bowl në vitin 2018, 26 vjet pasi Crawford u shfaq për herë të parë në reklamën e saj të famshme të vitit 1992 për markën. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.