Lajme Zone
FOTO/ Rita Ora i lë pak vend imagjinatës, tërheq vëmendjen me një veshje të guximshme transparente
KulturëGazeta Tema

FOTO/ Rita Ora i lë pak vend imagjinatës, tërheq vëmendjen me një veshje të guximshme transparente

Rita Ora ka tërhequr vëmendjen e paparacëve pasi është fotografuar në Los Angeles me një veshje të guximshme transparente nga Tom Ford. Këngëtarja me origjinë shqiptare e kombinoi fustanin me një xhaketë në ngjyrë të zezë.

Për aksesor, ylli i muzikës kishte vendosur një rrip të madh që binte në sy, varëse argjendi dhe syze dielli të errëta Saint Laurent.Kujtojmë që këngëtarja 35-vjeçare, e cila është e martuar prej kohësh me Taika Ëaititi, foli së fundmi edhe një herë rreth akuzave që qarkulluan vite më parë se ishte “Becky me flokët e bukur” në këngën e Beyonce.

Ajo mohoi se ka qenë personi për të cilin bëhej fjalë, ndërsa tha se do të donte të dinte se kush i nisi këto thashetheme.

Në vitin 2022, Rita foli sërish për këtë histori me Louis Theroux, duke shpjeguar se veshja me printim limoni dhe varësja që u interpretua si shkronja “J” ishin thjesht rastësi.

Sipas saj, varësja kishte shkronjën “R”, por ajo ishte fotografuar në mënyrë që dukej si “J”.