Lajme Zone
Agasi kërkon ndryshimin e masës së sigurisë/ Apeli i GJKKO-së jep nesër vendimin
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Agasi kërkon ndryshimin e masës së sigurisë/ Apeli i GJKKO-së jep nesër vendimin

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shtyrë për nesër seancën pë...

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shtyrë për nesër seancën për shpalljen e vendimit për ankimimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj Ergys Agasit.

Sipas raportimeve, në seancën e sotme, gjyqtari i posaçëm, Florjan Kalaja, ka dëgjuar palët, avokatin mbrojtës, Ergys Agasin, si dhe prokurorët e SPAK-ut. Pas përfundimit të seancës, gjykata njoftoi se vendimi për ankimin do të shpallet nesër në orën 13:00.

Kujtojmë se Agasi u vu në pranga pasditen e 26 gushtit në zonën e Plepave në Durrës, pasi rezultonte i shpallur në kërkim që prej dhjetorit 2025.

Ndaj Agasit rëndojnë këto akuza: "Shkelje e barazisë në tenderë apo ankande publike", "Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës", "Heqje e paligjshme e lirisë", si edhe "Pastrim i produkteve të veprës penale". /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.