Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është arrestuar.
ABC News mëson se Agasi është arrestuar në nga Operacionalja, në Durrës, teksa lëvizte me makinë.
Burime zyrtare thanë për ABC News se Agasi është vënë nën ndjekje nga agjentët e BKH të asistuar nga forcat operacionale të Elbasanit. Ai është ndaluar në Golem në afërsi të një vendi të quajtur “Plepat” dhe më pas aty është prangosur nga BKH dhe është shoqëruar.
Agasi ishte në kërkim prej dhjetorit 2025, kur SPAK lëshoi urdhër-arrest ndaj tij në kuadër të hetimeve për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*Fokus*KryesoreAktualitet Ergys AgasiSPAK

