Maratona e Tiranës 2026 nuk do të zhvillohet këtë fundjavë, më 24 dhe 25 tetor, siç ishte planifikuar fillimisht. Organizatorët kanë njoftuar shtyrjen e aktivitetit sportiv për datat 14 dhe 15 nëntor 2026. Vendimi është marrë për shkak të zhvillimeve të fundit në vend dhe pamundësisë për të garantuar standardet e nevojshme të sigurisë për garuesit dhe spektatorët përgjatë itinerarit të garës. LEXO edhe...Protestuesit i vunë zjarrin, Gjykata e Lartë: Shtyhen seancat gjyqësore, do të kryhen vetëm ato urgjente! Janë djegur edhe dosje, do të verifikojmë dëmet Përmes një njoftimi, organizatorët kanë theksuar se siguria e pjesëmarrësve dhe e publikut mbetet prioritet, duke e cilësuar shtyrjen si një vendim të vështirë, por të domosdoshëm. Ndërkohë, të gjitha regjistrimet e bëra do të mbeten automatikisht të vlefshme për datat e reja, pa qenë nevoja që pjesëmarrësit të kryejnë veprime shtesë. Regjistrimet për garën do të vijojnë të jenë të hapura, ndërsa pajisjet dhe numrat e garuesve do të shpërndahen dy ditë përpara zhvillimit të aktivitetit. Maratona e Tiranës, një prej aktiviteteve më të rëndësishme sportive të kryeqytetit, pritet të mbledhë sërish vrapues dhe sportdashës në rrugët e Tiranës në mesin e muajit nëntor. Ne.k./ReportTv.al Maratona e Tiranës Tirane protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.8% Disi 3.4% Vota total: 8357 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
