Lajme Zone
Dhuna në protestat në Shqipëri, ODIHR kërkon përmbajtje nga të gjitha palët: Çdo përdorim i paligjshëm i forcës të hetohet
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dhuna në protestat në Shqipëri, ODIHR kërkon përmbajtje nga të gjitha palët: Çdo përdorim i paligjshëm i forcës të hetohet

ODIHR shpreh shqetësim për raportimet mbi dhunën gjatë protestave në Shqipëri dhe u kërkon të gjitha palëve të ruajnë qetësinë.

Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) shpreh shqetësim për raportimet mbi dhunën gjatë protestave në Shqipëri dhe u kërkon të gjitha palëve të ruajnë qetësinë. Në një mesazh publik, ODIHR thekson gjithashtu se çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur. LEXO edhe...Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta “Të shqetësuar nga raportimet për dhunë gjatë protestave në Shqipëri, ODIHR u bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen. Forcat e rendit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve dhe çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet pa vonesë dhe në mënyrë të pavarur”, thuhet në deklaratë. Reagimi vjen në një klimë të tensionuar, teksa protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit vijojnë në Tiranë, me përplasje mes protestuesve dhe policisë U.D/ReportTv.al protestat kunder qeverise OSBE ODIHR Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.7% Disi 3.3% Vota total: 8424 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?