Modelja australiane Sahara Ray ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare. Familja e saj ka lajmëruar se ajo u nda nga jeta të dielën në mbrëmje, e rrethuar nga familjarët në spital. Sipas mediave të huaja shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur. Ray, e njohur edhe për lidhjen e saj të përfolur me këngëtarin Justin Bieber, kishte treguar në vitin 2024 se vuante nga sindroma Guillain-Barré, një çrregullim i rrallë neurologjik që prek sistemin nervor periferik. LEXO edhe...Madonna shoqërohet nga Ronaldo dhe Ronaldinho, në pushimin e finales performojnë Shakira, Justin Bieber dhe BTS Sipas saj, diagnoza ishte vendosur pas një aksidenti të rëndë automobilistik, ku ishte goditur nga një shofer i dehur që po lëvizte me rreth 130 kilometra në orë. Modelja kishte rrëfyer se sëmundja i kishte prekur këmbët dhe shputat, duke e bërë të pamundur të ecte pa ndihmën e një karrigeje me rrota ose të një mbajtëseje për ecje. A.C/ReportTv.al Sahara Ray justin Bieber Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.7% Disi 3.3% Vota total: 8424 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

