Lajme Zone
Edukatorja dyshohet se keqtrajtoi 4-vjeçarin në kopsht, nëna e fëmijës ushtron dhunë ndaj saj! Të dyja nën hetim
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Edukatorja dyshohet se keqtrajtoi 4-vjeçarin në kopsht, nëna e fëmijës ushtron dhunë ndaj saj! Të dyja nën hetim

Një edukatore në një kopsht shtetëror në Fier dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë 4-vjeçar, ndërsa nëna e të miturit dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Një edukatore në një kopsht shtetëror në Fier është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë 4-vjeçar. Por nën hetim ka përfunduar edhe nëna e të miturit, e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores. Policia ka vënë nën hetim edukatoren E. P., 44 vjeçe, si dhe nënën e fëmijës, E. L., 29 vjeçe, të dyja banuese në Fier. LEXO edhe...Lushnja feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve! Ceremoni mbahet pa fjalimet tradicionale Sipas policisë, 44-vjeçarja dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijën në ambientet e kopshtit shtetëror, ndërsa 29-vjeçarja dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj saj. Njoftimi i plotë i policisë "Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetaset E. P., 44 vjeçe, dhe E. L., 29 vjeçe, të dyja banuese në Fier, pasi 44-vjeçarja, edukatore në një kopsht shtetëror, dyshohet se ka keqtrajtuar në kopsht fëmijën 4-vjeçar të 29-vjeçares, ndërsa kjo e fundit dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores" -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D/ReportTv.al edukatore kopesht Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.8% Disi 3.3% Vota total: 8518 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?