Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alexander Darchiev, ka ndërruar jetë të mërkurën në moshën 66 vjeçare. CNN shkruan se lajmin e bëri të ditur Ministria e Jashtme e Rusisë, ndërkoh që shkaku i vdekjes së tij nuk është konfirmuar ende publikisht. “Darchiev ndërroi jetë papritur", tha Ministria në një deklaratë, duke e përshkruar atë si një "profesionist të jashtëzakonshëm". LEXO EDHE:Lufta me Rusinë, Kongresit amerikan i kërkohet të përshpejtojë ndihmën për Ukrainën “Alexander Darchiev shërbeu në një nga fushat më të vështira të politikës së jashtme ruse”, thuhej më tej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme. “Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të përzemërta familjes dhe të dashurve të Alexander Darchiev”, vijonte deklarata. Reuters shkruan se Putin emëroi Darchevin, një diplomat veteran i njohur për qëndrimet e tij të ashpra ndaj Perëndimit, si ambasador në Uashington në mars të vitit 2025. R.Xh R.Xh Shqiptarja.com TAG: SHBA rusia Alexander Darchiev Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.6% Veliajn 16.4% Asnjërin 36% Vota total: 3235 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

