Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e Guglielmo Vicarios, i cili bëhet portieri më i ri i “Zonjës së Vjetër”. Italiani ka mbërritur në Torino nga Tottenhami dhe ka firmosur kontratë me klubin bardhezi deri më 30 qershor 2027. Marrëveshja mes dy klubeve është realizuar në formën e huazimit, me Juventusin që ka të drejtën e blerjes përfundimtare për 8 milionë euro, ndërsa në marrëveshje parashikohen edhe 2 milionë euro të tjera në formën e bonuseve. Portieri 29-vjeçar do të mbajë fanellën me numrin 25 në aventurën e tij të re në Torino. LEXO edhe...Itali/ Me pako kokaine në trup e në makinë, lihet në qeli 29-vjeçari shqiptar në Imperia Trajneri Luciano Spalletti mund t’i besojë Vicarios fanellën e titullarit që në ndeshjen e parë të sezonit. Juventusi do ta nisë kampionatin në transfertë përballë Frosinones, të dielën më 23 gusht dhe portieri i sapoardhur nga Tottenhami shihet si një kandidat serioz për të qenë mes shtyllave që nga minuta e parë. I dalë nga moshat e Udineses, Vicario ka luajtur edhe për Venezian, Cagliarin dhe Empolin, përpara se Tottenham ta blinte 18.5 milionë euro tre vite më parë. S.Dh/ReportTv.al juventus serie a itali Guglielmo Vicario Tottenham Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.8% Shoqëria 26.9% Social media 16.3% Vota total: 4033 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
