Lajme Zone
Shok skuadre me sulmuesin shqiptar? Gati lëvizja e bujshme për Benzema
SportCNA

Shok skuadre me sulmuesin shqiptar? Gati lëvizja e bujshme për Benzema

Trabzonspori po shqyrton mundësinë e transferimit të Karim Benzema, pas afrimit të Mohamed Salah gjatë kësaj vere. Klubi turk ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e sulmuesit francez, i cili kërkon një skuadër të re pas situatës së krijuar te Al-Hilal. Sipas raportimeve, klubi saudit po mendon për ndërprerjen e kontratës me Benzema. Francezi është propozuar si një alternativë për repartin ofensiv t

Trabzonspori po shqyrton mundësinë e transferimit të Karim Benzema, pas afrimit të Mohamed Salah gjatë kësaj vere.

Klubi turk ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e sulmuesit francez, i cili kërkon një skuadër të re pas situatës së krijuar te Al-Hilal. Sipas raportimeve, klubi saudit po mendon për ndërprerjen e kontratës me Benzema.

Francezi është propozuar si një alternativë për repartin ofensiv të Trabzonsporit. Deri tani, klubi nga Trabzoni kishte zhvilluar bisedime me Al-Hilalin për Darëin Nunezin, por pa arritur marrëveshje.

Mundësia për të transferuar Benzema mund të ndryshojë strategjinë e Trabzonsporit për sulmuesin e ri. Të dyja palët vazhdojnë kontaktet për të vlerësuar mundësinë e një marrëveshjeje.

Nëse negociatat avancojnë, Benzema mund të bëhet një tjetër emër i rëndësishëm në projektin e klubit turk, aty ku luan edhe sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.