Suela Gjidede Për rreth 12 vite, Rauf Dimraj ishte njeriu që merrej me përgatitjen fizike të Edi Ramës.
Takimi i mes tyre ndodhi kur Rama ishte ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, takim që më pas do të shndërrohej në një marrëdhënie profesionale trajner-sportist dhe që do të zgjaste rreth 12 vite. Në një rrëfim për Politiko.al, ish-trajneri tregon se si nisi puna e tyre stërvitore, në një kohë kur Rama peshonte 130 kg, detajet e programit, dietën ushqimore dhe sa i zbatonte kryesocialisti udhëzimet dhe këshillat e trajnerit. Rama nisi nga 130 kilogramë
Dimraj thotë se hapi i parë ishte vlerësimi i gjendjes së tij shendetesore dhe fiziko-levizore. Sipas tij, u kryen një sërë analizash si gjaku komplet, elektrokardiograma në ngarkesë, EKO e zemres dhe eneve te gjakut, si edhe vlerësimi funksional i mushkërive, me qëllim shmangien e rreziqeve të mundshme kardiovaskulare e probleme të tjera shëndetësore.
Ndërsa sipas Dimrajt, rama peshonte rreth 130 kg, një mbipeshë me përqindje të lartë dhjamore trupore, problemi nuk ishte vetëm pesha. “Mbi bazën e ketyre analizave unë ndërtova një program”, tregon ai. Dimraj kujton edhe reagimin e Ramës pas testeve të para.“S’kam dalë fare mirë, s’qenkam mirë”, reagoi Rama sipas Dimrajt.
“Nuk ma mori mendja që qenke shumë mirë”, kujton ish trajneri përgjigjne që i dha Ramës. Sipas tij, programi nuk nisi menjëherë në palestër me ngarkesa të mëdha e me ushtrime të rënda, por në palestër dhe me ecje. Më pas, u zgjerua me ushtrime me intensive per rritjen e metejshme te forces, fleksibilitetit dhe punës aerobike, për reduktimin e masës dhjamore.
Stërvitja zhvillohej tre deri në pesë herë në javë, ndërsa një seancë zgjaste rreth 45 minuta. Dimraj kujton se shumë shpejt erdhën dhe rezultatet dhe Rama ra nga rreth 130 kilogramë në 109 kilogramë, duke humbur 21 kilogramë dhjamë. Një tjetër element nga rrëfimi i Dimrajt është ‘skepticizmi’ i Ramës gjatë stërvitjes pasi kërkonte sqarime. Sipas tij, kryeministri nuk ishte nga ata persona që diskutonin vazhdimisht me trajnerin për programin. Përkundrazi, ai kërkonte të kuptonte se çfarë efekti kishte çdo ushtrim. “Do të biesh 6 kile në javë”Para ndërtimit të programit, Dimraj thotë se kërkoi mendimin e një mjeku specialist të vlerësonte funksionalitetin e sistemit respirator të Ramës.Pas testimit mjeku specialist i rekomandoi një rënie teper të madhe në peshë, ne masen gjashtë kilogramë në javë.“Ai e pyeti, sa peshon? Tha 130 kile. Do të biesh 6 kile në javë, por do te konsumosh 800 kilokalori në ditë, dhe çfarë, vetëm mish, por unë e kundërshtova këtë qasje pasi nuk isha aspak dakord. I thashë se unë s’kam ndërmend të merrem me stervitjen e Rames sepse kjo diete që nuk përmban karbohidrate, i garanton shkatërrimin e sistemit mendor, ekuilibrin trupor dhe shëndetin”, rrëfen ai. Ai kujton se me rezultatet që kishte parë edhe te vetja, i kërkoi që të angazhohej që kulturën e stërvitjes fiziko-lëvizore ta përcjellë në çdo qelizë të shoqërisë, duke nisur nga kopshtet e shkollat e vendit. “Hajde fillojmë luftën kundër kënetës”Sot, pas shumë vitesh nga përfundimi i periudhës intensive të stërvitjes, Dimraj nuk beson se Rama vazhdon të ushtrohet me të njëjtin intensitet.“Nuk, nuk besoj se stërvitet. E shikon, siç e shikon në televizion”, përgjigjet ai kur pyetet për këtë.Megjithatë, marrëdhënia mes tyre, sipas Dimrajt, vazhdon.
Ai tregon se Rama i ka thënë që ta kontaktojë kur të vijë momenti për t’iu rikthyer stërvitjes. Dhe për këtë rikthim, kryeministri kishte përdorur një shprehje që dyshja e kishte kthyer në një lloj batute të përbashkët.“Po unë i mbaj kontaktet, bile më tha të më shkruash kur vjen momenti që do të filloj stërvitjen. ‘Hajde fillojmë luftën kundra… kënetës’. Kënetë ne quajmë mbeturinat metabolike, kolesterolin, etj. që normalisht krijohen në organizmin tonë, por që stervitja e progamuari lufton”, tregon Dimraj.
Por kur trajneri vendosi t'i shkruante, nuk mori përgjigje.“Kështu që, i dërgova një mesazh, e pa, s’më ktheu përgjigje. E ka lënë ‘seen’!”, thotë ai me humor.
Po Metën, si do ta stërviste?
Në intervistë, Dimraj është pyetur edhe për dy figura të tjera politike shqiptare, Ilir Metën dhe Sali Berishën.Për Metën, ai thotë se nuk do të nisej thjesht nga fakti që ish-presidenti ka pasur eksperiencë sportive, por do të ndërtonte një program të personalizuar mbi bazën e gjendjes së tij fizike dhe parimeve shkencore.
I pyetur për deklaratën e Metës se stërvitet 4 orë në ditë në qeli, Dimraj tha se “Nëse sot do stërvisja z. Ilir Meta së pari do e falenderoja për shembullin pozitiv ndaj brezit rinor sepse i transmeton kulturën, konceptin për t’u stërvitur dhe për të krijuarsolidaritet, miqësi, ekonomi, humanizëm e për të gëzuar jetëgjatësi të shëndetshme".Ai shton se programi nuk do të bazohej thjesht në eksperiencat e kaluara sportive. “Do i thoja se stërvitja jonë nuk do bazohet me kujtimet e kohës së shkuar e nuk do bazohet vetëm në eksperiencën personale si ish-sportist, por do udhëhiqemi nga organizime që bashkëlidhen me shkencën dhe programet fiziko-atletike do i zhvilloja në mënyrë tëpersonalizuar”, thotë ai.
Në program do të përfshiheshin, sipas tij, edhe ushtrime për zhdërvjelltësinë dhe fleksibilitetin e muskujve të trupit dhe gjymtyrëve dhe nuk do zhvilloja 4 ore stervitje ne dite.
Po Berishën?Ndryshe do të ishte qasja ndaj Sali Berishës. Ish-trajneri i Ramës thotë se do ta mbështeste kreun e PD për aktivitetin aerobik që zhvillon, por do t'i shtonte programit edhe stërvitjen e forcës dhe sidomos fleksibilitetin shume te nevojshem per kolonen e tij vertebrale.“Nëse do stërvisja z. Sali Berisha do e përgëzoja e mbështesja që zhvillon aktivitetin aerobic, e me patjetër do i programoja edhe stërvitjen e forcës dhe të një fleksibiliteti të përshtatshëm sidomos per kolonen e tij vertebrale”, thotë Dimraj./Politiko.al/ Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

