Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Isha në gjumë, kishte tym kudo”/ Shqiptari nga Kosova rrëfen si u hodh nga ballkoni i hotelit në Vlorë për t’i shpëtuar flakëve


VLORË– Momente paniku në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.

VLORË– Momente paniku në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.

Një hotel u përfshi nga flakët dhe për pasojë shtatë persona janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Një shqiptar nga Kosova, i cili ndodhej në hotel, ka rrëfyer momentet e panikut. Ai tregon se është hedhur nga ballkoni bashkë me të fejuarën për t’i shpëtuar flakëve.

“Jemi nga Lipjani. Isha në gjumë, ishte ore gati 04:00 mëngjesit. E fejuara u ngrit e para dhe më tha “ngrihu nga gjumi se nuk e di çfarë ka ndodhur”. U ngritëm me dalë nga dera dhe ishte tym, tymi hyri brenda. Dolëm nga ballkoni , ishte flakë dhe tym.

U hodhëm dhe nuk u lënduam nga djegia. Kur jam hedhur kam rënë me një cep të një hekuri dhe kam lënduar këmbën. Ka qenë edhe një familje me një fëmijë të vogël. Ishte dita e dytë aty në hotel. Isha në katin e dytë sipër lokalit”, tha Luan Salihu./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet