Lajme Zone
U shpëtoi flakëve duke u hedhur nga ballkoni i hotelit, 21-vjeçari nga Kosova: Më zgjoi gruaja
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

U shpëtoi flakëve duke u hedhur nga ballkoni i hotelit, 21-vjeçari nga Kosova: Më zgjoi gruaja

Luan Salihu, 21 vjeç, ia doli t’u shpëtonte flakëve që përfshinë hotelin në Lungomaren e Vlorës duke u hedhur nga ballkoni i dhomës së tij në katin e dytë. I riu nga Lipjani ndodhej në gjumë bashkë me të fejuarën, e cila e zgjoi pasi dëgjoi zhurma dhe kuptoi se diçka nuk shkonte. Para tyre u shfaq një skenë paniku, me tym që kishte mbushur korridorin dhe flakë që kishin mbërritur në pjesën e ballkonit.

“Jam nga Lipjani. Ishim në gjumë, ora 3, gati 4. Kërcitje, e fejuara u çua e para, më tha çohu nga gjumi se s’di ç’ka ndodhur. U çuam të dilnim nga dera, ishte tym, hyri tymi brenda. Dolëm nga ballkoni, ishte flakë e tym, kishte një mburojë, hipëm sipër saj dhe kërcyem poshtë”, rrëfen 21-vjeçari. Ai tregon se nuk pësoi djegie, ndërsa gjatë hedhjes u dëmtua në këmbë pasi ra mbi një cep hekuri. Në gjendje të mirë shëndetësore është edhe e fejuara e tij.

Salihu tregon se gjatë momentit të arratisjes nga hoteli ka parë edhe persona të tjerë që përpiqeshin të shpëtonin nga flakët, mes tyre një familje me një fëmijë të vogël dhe një burrë. “Ishte dita e dytë në hotel”, thotë i riu nga Lipjani, duke përshkruar momentet e frikshme që përjetoi gjatë zjarrit.