Lajme Zone
Ish-presidenti amerikan sjell në libër kujtimet e tij nga Shtëpia e Bardhë
BotëCNA

Ish-presidenti amerikan sjell në libër kujtimet e tij nga Shtëpia e Bardhë

Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vjeshtë një libër me kujtime nga vitet e tij të detyrës. Libri do të titullohet “Premtomë Amerikë” dhe do dalë në treg për lexuesit amerikanë më datë 17 nëntor. “‘Premtomë, Amerikë’ flet për sfidat me të cilat u përballëm si komb. Bëhet fjalë për vendimet që mora dhe pse i mora ato Mbi të gjitha, flet për besimin tim në premtimin e Amerikës”,

Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vjeshtë një libër me kujtime nga vitet e tij të detyrës.

Libri do të titullohet “Premtomë Amerikë” dhe do dalë në treg për lexuesit amerikanë më datë 17 nëntor. “‘Premtomë, Amerikë’ flet për sfidat me të cilat u përballëm si komb. Bëhet fjalë për vendimet që mora dhe pse i mora ato Mbi të gjitha, flet për besimin tim në premtimin e Amerikës”, tha Biden në një video-deklaratë që shoqëroi njoftimin e librit. Biden, i cili do të mbushë 84 vjeç tre ditë pas botimit të kujtimeve, do të sjellë përmes librit të tij tema që variojnë nga ekonomia amerikane deri te vendimi i tij për t'i dhënë fund fushatës së tij për rizgjedhje në krye të Shtëpisë së Bardhë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.