Lajme Zone
Ish-ortaku e kallëzoi se pastroi 1.5 mln €, SPAK merr nën hetim deputetin e PD, Luan Baçi (VIDEO)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Ish-ortaku e kallëzoi se pastroi 1.5 mln €, SPAK merr nën hetim deputetin e PD, Luan Baçi (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi është thirrur në Prokurorinë e Posaçme këtë të premte. Gjatë viteve 2010-2012, Luan Baçi akuzohet se ka hedhur rreth 1.5 milionë euro në kompaninë private 'Geral AM', para të cilat nuk u dihet burimi dhe nuk janë deklaruar në ILDKPKI.

Emri i deputetit të Partisë Demokratike, Luan Baçi është regjistruar si person nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, i akuzuar nga një ish ortak i tij për pastrim të 1.5 milionë eurove. Për t’i komunikuar statusin e rënduar në hetimet që kanë rreth dy vite që kanë nisur, Baçi u thirr bashkë me avokatin Sokol Mëngjesi në SPAK. Vetë ligjvënësi demokrat i mohon akuzat, madje akuzon kallëzuesin e tij si mashtrues, me të cilin thotë se është në një proces gjyqësor në gjykatën civile. LEXO EDHE:Media amerikane ‘Newsweek’: Nga Trump te Veliaj, si ‘lufta ligjore’ ndaj kundërshtarëve politikë po kthehet në model global ““E njëjta procedurë i njëjti zanat. Është e treta herë që vij, madje them të aplikoj për vende pune. E mora avokatin sepse nuk doja të flisja vetë. Një ish ortaku im, qytetar hallexhi, në 2010 në një punë të përbashkët ka shitur aksionet e ka ikur dhe pas 16 vitesh është kujtuar të kallëzojë në SPAK. Jemi në proces civil në Gjykatën e Vlorës për arsyet që ai pretendon se bashkëshortja e tij nuk ka qenë prezente në shitjen e aksioneve. Bashkëshortja ka kallëzuar dhe ortakun dhe mua. Sot u mora si person nën hetim, nuk më është komunikuar vepër penale. I bëra shpjegimet për qytetarët dhe ju (gazetarët) se ai që shkon në SPAK të cilësojnë si njeri të bërë pis. tha Baçi. Për çfarë akuzohet Baçi? Ai është paditur se ka pastruar dhe fshehur një shumë prej 1.5 milionë eurosh. Gjatë viteve 2010-2012, Luan Baçi ka hedhur rreth 1.5 milionë euro në kompaninë private 'Geral AM', para të cilat nuk u dihet burimi dhe nuk janë deklaruar në ILDKPKI. Aksionet në firmë janë marrë nga gruaja e Baçit, Elsa Baçi. Po në këtë periudhë Luan Baçi është hetuar për korrupsion me patentat kur ka qenë drejtor në Fier, madje në atë kohë ka pasur edhe një masë pezullimi detyre ndaj tij -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: luan baci spak Aredin Behari Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.4 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 4726 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?