Lajme Zone
Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
BotëReport TV

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Agjencia kroate e lajmeve Hina ka njoftuar arrestimin e ish-futbollistit në kuadër të një hetimi për korrupsion, që lidhet me ndërtimin e paligjshëm të një kampingu.

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit. Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja e arrestimit të ish-mbrojtësit të Interit dhe Milanit, Dario Simic (50 vjeç). Mediat lokale kanë publikuar tashmë fotografi të ish-futbollistit me pranga në duar, i shoqëruar nga policia, së bashku edhe me dy persona të tjerë; një ish-zyrtare rajonale e turizmit dhe një sipërmarrës vendas, të cilët gjithashtu janë arrestuar. LEXO edhe...Presidenti Begaj pret kryetarin e Parlamentit kroat: Mbështetja e Zagrebit për integrimin në BE e rëndësishme për Shqipërinë Çështja lidhet me një kamping në zonën e Tisnos, një fshat bregdetar vetëm pak kilometra larg Splitit, të cilin Simic dyshohet se e ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme duke korruptuar disa zyrtarë. Sipas informacioneve të deritanishme, autoritetet kroate kanë arritur në përfundimin se gjatë viteve 2020 - 2021, zyrtarja rajonale Neda Livljanić kishte miratuar ndërtimin e kampingut, edhe pse një pjesë e truallit nuk ishte e lejuar për ndërtim dhe nuk përmbushte kriteret urbanistike të përcaktuara me ligj. S.Dh/ReportTv.al Dario Simic Kroaci Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.9% Të gabuar 85.9% Nuk e di 3.1% Vota total: 1024 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?