TIRANË- Krerët e shtetit dhe drejtuesit e institucioneve kryesore të sigurisë u mblodhën për 1 orë e gjysmë në Pallatin e Brigadave. Presidenti Bajram Begaj thirri mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, nën akuzën se ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin gjatë arratisë. Në fokus të diskutimeve ka qenë situata e sigurisë kombëtare dhe siguria e informacionit të klasifikuar. Ligji përcakton qartë se cilët janë anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili përbëhet nga titullarët e 13 institucioneve dhe kryesohet nga Presidenti i Republikës. Në mbledhje ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili mbërriti dje në Shqipëri pas vizitës 6-ditore në SHBA dhe dha mesazhin e parë drejtuar shqiptarëve pasi Hyseni u vu nën akuzë. LEXO edhe...LIVE TV- Konferenca Ndërparlamentare, Rama: E dashurojmë BE, shpresojmë mos të na lini në baltë! Do të ishte dështimi më i madh i Evropës Rama e bëri të qartë se Hyseni do ta ketë e vetme përballjen me drejtësinë, por e cilësoi masën ndaj saj ekstreme, duke argumentuar se SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që, sipas tij duhej të ishte parandaluar. Kryeministri theksoi se një hetim penal ndaj drejtuesit të Shërbimit Informativ Shtetëror nuk është vetëm çështje e drejtësisë, pasi mund të prekë edhe sigurinë kombëtare dhe interesat e shtetit. Për këtë arsye, Rama tha se në Këshillin e Sigurisë Kombëtare duhet të diskutohet se çfarë garancish nevojiten për të mbrojtur institucionet e sigurisë dhe informacionin e klasifikuar kur drejtuesit e tyre bëhen subjekt i hetimeve penale. Në mbledhje mori pjesë edhe drejtuesi i komanduar i SHISH-it, Elvis Lila, i cili do ta drejtojë institucionin deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri. Rama ka deklaruar se për emrin e ri në krye të SHISH-it do të vendoset në konsultim me Presidentin. Ligji parashikon se Presidenti Begaj mund të ftojë edhe persona të tjerë në mbledhje që lidhen me fushën e diskutimeve. Në të kaluarën, Presidenti i Republikës ka ftuar edhe përfaqësues të opozitës në mbledhjet e Këshillit, por këtë herë nuk ka pasur ftesa për përfaqësues të opozitës. ANËTARËT E KËSHILLIT TË SIGURIMITKëshilli i Sigurimit Kombëtar kryesohet nga Presidenti i Republikës.1. Kuvendi – Kryetari Niko Peleshi2. Këshilli i Ministrave – Kryeministri Edi Rama3. Ministria e Mbrojtjes, Ermal Nufi4. Ministria përgjegjëse për Punët e Jashtme, Ferit Hoxha5. Ministria e Drejtësisë; Toni Gogu6. Ministria përgjegjëse për Punët e Brendshme; Ervin Demo7. Ministria përgjegjëse për Financat; Petrit Malaj8. Ministria përgjegjëse për Transportin; Enea Karakaçi9. Ministria përgjegjëse për Energjinë; Enea Karakaçi10. Komisioni i përhershëm parlamentar përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen – kryetari i tij; Bledar Çuçi,11. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura – Shefi i Shtabit; Arben Kingji12. Shërbimi Informativ i Shtetit – Drejtori; Elvis Lila13. Policia e Shtetit – Drejtori i Përgjithshëm. Skënder Hitaj Ora 10:24 Përfn mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Rama lë Pallatin e Brigadave (VIDEO) Pas thuajse dy orësh që zgjati mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama është larguar nga Pallati i Brigadave. Share Ora 09:29 Këshilli i Sigurisë në mbledhje, PD: Shkaktarët s’mund të jenë kurrë shpëtimtarë! S’ka nevojë për mbledhje fasadë, të formohet qeveria teknike Partia Demokratike thotë se mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë lidhur me zhvillimet e fundit në vend pas arrestit të ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit, është veç një fasadë. Deputeti Bardh Spahia shprehet në një reagim se shpëtimi nuk mund të vijë nga ata që e shkaktuan situatën.Në pretendimet e tij, kërkon shpërbërjen e menjëhershme të shtetit të lidhur me krimin, largimin e kastës politike dhe formimin e qeverisë teknike për zgjedhje të lira.Reagimi i plotë:Mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nuk është gjë tjetër veçse një maskaradë e pështirë, e orkestruar nga po ata krerë institucionesh që e zhytën vendin në këtë humnerë pasigurie, kriminaliteti dhe degradimi.Kush diskuton sot për sigurinë kombëtare?Një tryezë ku shumica dërrmuese e anëtarëve janë të kapur mat në përgjime, në pazare të pista, në ndarje parash dhe në bashkëqeverisje të hapur me krimin e organizuar! Si mund të presë një popull i tërë mbrojtje nga ata që e kanë vënë shtetin në shërbim të bandave për të ruajtur pushtetin dhe paratë e vjedhura?Shkaktarët nuk mund të jenë kurrë shpëtimtarë!Siguria kombëtare nuk mund të mbetet në duart e antikombëtarëve që shesin të ardhmen e vendit në duart e krimit.I vetmi akt me një fije dinjiteti i këtij këshilli të padinjitet, i kësaj qeverie dhe i këtij parlamenti të kapur, do të ishte një dhe i vetëm: vetëshkrirja dhe largimi pa kthim!Shqipëria nuk ka nevojë për mbledhje fasadë, por për:Shpërbërjen e menjëhershme të një shteti të kapur në "krevat" me krimin.Largimin e kësaj kaste të komprometuar dhe të zhytur në dosje e përgjime.Formimin e një qeverie teknike që garanton njëherë e mirë të drejtën themelore të mohuar: votën e lirë e të ndershme.Maskat kanë rënë dhe koha e maskarenjve ka marrë fund! Share Ora 08:31 Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Edi Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave (VIDEO) Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, aty ku do të mblidhet Këshilli i Sigurisë kombëtare për situatën e krijuar në vend pas arrestit ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni. Share SI.E./ReportTv.al keshilli i sigurise kombetare edi rama Bajram Begaj SHISH vlora hyseni hetimet per grupin e agasit Komento Komente Ziku: 28/09/2026 08:48 Siguria Kombat are eshte n rregull....Rama aty, Berisha eshte gjalle,Balluku edhe ate s na e ka lujt kush,te gjith aty jane t forte e gjith shendet.ca problemi ka?!!! Përgjigju Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.4% Jo 38.5% Disi 7.1% Vota total: 2229 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?
