Vetëm 2 muaj pasi ish-drejtoresha e Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj u la në burg për vjedhje, pasi dyshohet se përvetësoi mbi 700 mijë euro të destinuara, bashkëshorti i saj, Fetah, është promovuar në poste drejtuese në Bashkinë e qytetit bregdetar. Fetah Mataj prej vitesh punonte në komunalen e Durrësit, ndërsa siç thonë burime për Shqiptarja.com, tashmë ai është emëruar Përgjegjës për Evadimin e Mbetjeve Urbane. LEXO edhe...Plagosja e avokatit në mes të lokalit, Dhoma Vendore e Avokatisë 2 orë bojkot të seancave gjyqësore në Durrës Këtë pozicion, Mataj e ka marrë vetëm pak ditë më parë dhe rritja në detyrë erdhi pas skandalit në Postën e Durrësit në të cilën u përfshi bashkëshortja e tij, e cila i nxirrte paratë më thasë të zinj. Ish-drejtoresha e Postës së Durrësit, ndodhet në burg, e dyshuar se bashkë me ish-shefen e financës Valbona Duni dhe arkëtaren Paola Dana përvetësuan 700 mijë euro të destinuara për pensionet në Krujë dhe Shijak. Sipas hetimeve, kamerat e sigurisë kanë dokumentuar 11 raste kur thasët me para përfnin në zyrën e ish-drejtoreshës, ndërsa në sistem fondet regjistroheshin si të dërguara në dy degët. Prokuroria po heton edhe dyshimet se paratë mund të jenë shpenzuar në kazino. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./ReportTv.al Bashkia e Durrësit Durres fetah mataj Elisabeta Mataj Komento Komente Zejnullahu: 18/09/2026 13:03 Gjithe ai qytet dhe PS nuk paska asnje djale me shkollë dhe te ndershëm, por ka mbet ne dore te kësaj familjeje hajdute??? Çudi Përgjigju Andi: 18/09/2026 12:54 cdo gje e mundur sa te jete Rama ne pushtet Përgjigju Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 89.4% Nuk e di 4.7% Vota total: 3180 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

