Ironia në RTSH/ Kërkohet auditim për shpenzimet që çuan institucionin drejt krizës, ndërsa miratohen miliona për logo dhe skenografi Nga ana tjetër, në dokumentin që disponon ‘Pamfleti’, shohim preventivin e një emisioni mëngjesi (ndërkohë që nuk janë paguar emisionet e tjera të jashtme dhe taksapaguesit janë ‘grirë nga lekët’ duke paguar për arbitrazhet që humbet RTSH-ja). Radio Televizioni Shqiptar është rikthyer në qendër të debatit publik për mënyrën se si po përdoren fondet e institucionit, pas prezantimit të identitetit të ri vizual dhe ndryshimeve të sezonit të ri televiziv.
RTSH prezantoi më 16 shtator logon dhe identitetin e ri vizual, duke e cilësuar këtë si pjesë të një pakete më të gjerë modernizimi të institucionit. Sipas RTSH-së, identiteti i ri synon të krijojë një pamje më moderne dhe të unifikuar në kanalet televizive dhe platformat digjitale.
Por kostoja e këtij projekti ka hapur diskutime. Shifra prej rreth 86 mijë eurosh është bërë pjesë e debatit publik, ndërsa verifikimet e publikuara së fundmi tregojnë se kjo shumë nuk duhet paraqitur si pagesë vetëm për një logo.
Dhe ç’të shohim?! Logoja është një kopje identike, ku ndryshon vetëm ngjyra, me logon e ZDF-së. Nga ana tjetër, në dokumentin që disponon ‘Pamfleti’, shohim preventivin e një emisioni mëngjesi (ndërkohë që nuk janë paguar emisionet e tjera të jashtme dhe taksapaguesit janë ‘grirë nga lekët’ duke paguar për arbitrazhet që humbet RTSH-ja).
Vetëm për skenografinë e këtij emisioni mëngjesi janë shpenzuar mbi 110 milionë lekë. Do kishte shkuar më lirë skenografia e Festivalit në Pallatin e Kongreseve.
Debati bëhet edhe më i rëndësishëm për shkak të vetë natyrës së RTSH-së. Bëhet fjalë për transmetuesin publik, i cili financohet edhe përmes tarifës së aparatit dhe mbështetjes buxhetore. Në dokumentet financiare të RTSH-së, institucioni ka evidentuar nevojën për kontroll të shpenzimeve dhe vështirësi në realizimin e të ardhurave. Ndërkohë, RTSH ka argumentuar se për vitin 2026 ka nevojë për investime në teknologji, transmetime, platformën OTT, kapacitete profesionale dhe projekte të tjera modernizimi.
Kjo e zhvendos debatin përtej një logoje të re apo një studioje televizive. /Pamfletirtsh logo skenografia 3b80f06a 9ee2 4648 af3e aaa58cdb7281 dfab47c0 2c23 47e7 b002 1ac3ccaff291 045c89ba 3b6e 4095 b431 2631670257cf 3 Komente S SNIPER 007 21 Shtator 2026, 16:26 Leke te vjedhura pa meshire dhe pa asnje produkt! E paralajmeruar kjo situate! Logo e kopjuar dhe kopjuar keq! Emisione te kopjuara dhe te kopjuara keq! Skenografi skandaloze, skenografia e mengjesit si holl spitali, skenografia e pasdites skandaloze, si ne bodrum pa ndricim, grafikat mizerabel. Ndoshta ka ardhur momenti qe Eni Vasili bashke me grupin e saj Qinamin, Bejkon, Serreqin, Kollaren, tani qe ja moren doren rebrandimeve, te bejne dhe rebrandimin e logos se SPAK se u bene kohe me te njejten logo dhe ata. Edhe slloganin e kane gjysem gati. "Per SPAK, Jemi te gjithe" Përgjigjjuni V Vezhguesi 21 Shtator 2026, 16:33 110 milione leke skenografia pa skenografi e mengjesit, nderkohe qe skenografite e festivalit te kenges kane bere me pak! Hallall Eni Vasili! Bingo! Me tre skenografi dhe nje logo ZDF-je mbaron pune! Përgjigjjuni O Olsi 21 Shtator 2026, 16:50 Qe RTSH eshte nje fole hajdutesh nuk eshte ndonje gje e re kjo plage kancerogjene po behet edhe me e rrezikshme Shkrirja e RTSH do te ishte zgjidhja perfundimtare Pse na duhet nje televizon qe nuk ka asnje vlere perse duhet te paguajme akoma per punonjes qe nuk vene asnje dite ne pune vetem kur marrin rrogat ?????? Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ambasadorja e BE takim me kreun e SPAK 21 Shtator 2026, 14:0914:09Aktualitet Kush e vrau Artan Myrtajn? Gazetarja jep detaje nga atentati në Sarandë: U qëllua me dy armë të ndryshme 21 Shtator 2026, 13:5813:58Aktualitet 8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL 21 Shtator 2026, 13:1013:10Aktualitet Vrasja e Artan Myrtajt “shkund” Policinë e Sarandës, ministri Demo urdhëron shkrirjen e zinxhirit drejtues 21 Shtator 2026, 13:0413:04Aktualitet Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, si do të devijohet trafiku sonte dhe nesër 21 Shtator 2026, 12:3912:39Aktualitet Dosja e “AKSHI-it”, nesër vendimi për koordinatorin e krimit, Ergys Agasi 21 Shtator 2026, 12:3112:31Aktualitet

