Vaid Tarja/ Sipas burimeve, Vaid Tarja, i njohur si mjeshtri i pastrimit të parave, ka shërbyer si portofol dhe pikë këmbimi USDT për grupe trafikantësh, duke injektuar para të pista në Shqipëri përmes një mekanizmi OTC pa licencë dhe pa transparencë. I skeduar nga disa agjenci të huaja, përfshirë Holandën, ai tani është në qendër të një hetimi që përfshin disa kompani Sipas një informacioni të ardhur ditët e fundit në redaksi, emri që qëndron pas një prej strukturave më të dyshimta financiare të krijuara në Shqipëri gjatë vititeve të fundit është ai i Vaid Tarjës, i njohur në qarqet kriminale si “mjeshtri i pastrimit të parave” dhe i skeduar nga disa agjenci ligjzbatuese të huaja, të cilat kanë informuar dhe sinjalizuar për aktivitetin e tij të dyshimtë.
Vaid Tarja, i cili deri vonë shfaqej në studio televizive në rolin e “ekspertit“ të ekonomisë dhe kriptovalutave, duke dashur të pastrojë imazhin dhe duke dhënë leksione publike për Bitcoin dhe pastrimin e parave, sipas burimeve të Pamfletit ka shërbyer si portofol kriptomonedhash USDT për disa grupe kriminale, nga ku ka kryer edhe këmbimin dhe është marrë me të gjitha hallkat e dërgesave deri te thyerja e parave në Tiranë. Sipas burimeve të Pamfletit, agjencitë ligjzbatuese holandeze kanë ndjekur për vite me radhë gjurmët e Tarjës, duke dokumentuar lëvizjet e tij financiare mes Holandës, Belgjikës dhe Shqipërisë. Një dosje e hapur në Holandë në prill 2022 identifikoi transferta të dërguara nga Tarja për një shtetase të identifikuar si B.B., llogaritë e së cilës u bllokuan përkohësisht pasi banka holandeze i sinjalizoi fondet si të lidhura me një skemë Ponzi.
Sipas burimeve, banka kërkoi kthimin e parave, ndërsa Tarja raportohej se ishte nën hetim për pastrim parash. Hetimi holandez, sipas burimeve, nuk u mbyll me kaq; ai u zgjerua drejt kazinove, rrjeteve sociale dhe llogarive bankare në disa vende europiane, duke krijuar një profil financiar që agjencitë e huaja e kanë ndarë me institucionet shqiptare.
RealCoin Group u krijua më 23 shtator 2025. Në letër, kompania dukej si një biznes i zakonshëm: 2 milionë lekë kapital, një objekt aktiviteti që përfshin fotovoltaikë, ndërtim, import-eksport dhe pasuri të paluajtshme. Mes gjithë këtyre, fshihej një detaj që ndryshon gjithçka: “Shërbime Valutore Exchange”. Ky është biznesi i këmbimit të parave, dhe për një kompani që nuk ka asnjë faqe interneti, asnjë reklamë, asnjë sportel fizik, sinjali është i qartë. Administrator u emërua Dorian Beci, ndërsa ortakët ishin Vaid Tarja me 50 për qind, Rogert Meçuli me 25 për qind dhe Klajdi alias Klodjan Muça me 25 për qind. Vetëm 35 ditë më vonë, më 28 tetor 2025, RealCoin Group u pezullua. Vetëm 20 ditë pas krijimit të RealCoin, më 13 tetor 2025, u krijua Real Group. Në këtë kompani të re, Klajdi Muça rritet në 51 për qind, Rogert Meçuli zhduket dhe në vend të tij futet Selim Meçuli, babai i Rogertit, sipas burimeve të redaksisë. Dorian Beci mbetet administrator, i njëjti njeri, i njëjti numër telefoni, 068 209 5019, i njëjti kontakt që ai përdorte prej vitesh si broker i pasurive të paluajtshme. Njerëzit ndërrohen, administratori mbetet i njëjti, telefoni mbetet i njëjti, mënyra e punës mbetet e njëjta. Pra ndërsa Real Group hapet, RealCoin mbyll dyert 15 ditë më vonë. Klajdi Muça, i cili ka ndryshuar emrin nga Klodjan Muça është filli që lidh të gjitha. Para RealCoin, ai kishte KLOELI SHPK, themeluar më 8 shkurt 2024, me 51 për qind të kuotave, nën administrimin e Elion Misjës. Në qershor 2026, ortaku tjetër u largua dhe 49 për qind e kuotave kaluan te Elion Misja.
Rogert Meçuli zotëron 25 për qind të RealCoin Group dhe në Itali rezulton pronar i biznesit FOREY-AUTO DI MECULI ROGERT, me kod fiskal MCLRRT83D17Z100L. Sipas burimeve, janë gjetur gjurmë postare të Rogert Meçulit drejt Holandës, në të njëjtën kohë kur ishte zbuluar skema e Tarjës.
Historia e Tarjës nuk nis me RealCoin. Në tetor 2011, ai u arrestua nga Policia dhe Prokuroria e Elbasanit në operacionin “CLEAN”, në një çështje që lidhej me kompaninë U&E Management dhe një shitje prej rreth 4 milionë eurosh, e cila sipas hetimit nuk ishte deklaruar në organet tatimore dhe ishte tërhequr nga llogaritë e kompanisë nga vetë Vaid Tarja. Në vijim u arrestuan edhe Sokol Nasufi dhe Elton Beqi, të lidhur me sektorin e kromit dhe me fatura të falsifikuara, ndërsa dyshimi qendror ishte se fondet mund të futeshin në biznese të ligjshme. Në korrik 2016, Tarja u arrestua sërish për ekzekutimin e një vendimi të Gjykatës së Elbasanit, i dënuar me 3 vite burg për falsifikim dokumentesh.
Mekanizmi që burimet e Pamfletit përshkruajnë është i thjeshtë në dukje: cash, euro ose transferta bankare hyjnë te një ndërmjetës privat, konvertohen në USDT ose BTC, kalojnë nëpër wallet-e të ndryshme, transferohen ndërkombëtarisht dhe rikthehen në cash ose investohen në kompani, pasuri, automjete dhe biznese të ekonomisë së ligjshme.
Paratë e pista hyjnë, kthehen në kriptomonedhë, udhëtojnë nëpër botë pa u ndalur nga asnjë bankë dhe dalin në anën tjetër si para të pastra, të investuara në biznese që duken të ligjshme. Ky është modeli tipik OTC, që nuk lë gjurmë publike dhe që shpjegon pse RealCoin nuk ka faqe interneti, reklamë, Telegram të verifikuar apo wallet publik.
Sipas burimeve, i gjithë ky grup personash ka shërbyer si portofol dhe pikë këmbimi kriptovalutash për llogari të botës së krimit, duke injektuar në Shqipëri para të pista përmes kompanive që në letër duken të ligjshme. Mekanizmi ka funksionuar jashtë çdo transparence, pa faqe interneti, pa reklamë, pa sportel fizik dhe pa licencë formale, duke u mbështetur vetëm te kontakte private dhe wallet-e që nuk lënë gjurmë publike. Paratë hyjnë në cash ose përmes transfertave, kthehen në USDT dhe BTC, udhëtojnë nëpër botë dhe dalin në anën tjetër si investime në pasuri, automjete dhe biznese që nuk tërheqin vëmendjen e askujt.
SPAK e ka të dokumentuar ekzistencën e këtyre pikave të këmbimit të kriptovalutave, që lëvizin shuma marramendëse pa asnjë transparencë, dhe sipas burimeve ka rënë në gjurmët edhe të këtij grupi. Hetimi është në fazën e parë dhe pritet të zgjerohet drejt hallkës teknike, aty ku paratë lënë gjurmën e vetme që mund t’i çojë drejt burimit. /Pamfleti
© Copyright Pamfleti
Ky artikull është material ekskluziv i Pamfleti dhe mbrohet nga e drejta e autorit, në përputhje me Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Ripublikimi i plotë ose i pjesshëm i këtij shkrimi nga media të tjera lejohet vetëm duke cituar qartësisht Pamfleti si burim dhe duke vendosur në fund të materialit linkun e artikullit origjinal.
Çdo përdorim, kopjim apo ripublikim pa respektuar këto kushte përbën shkelje të së drejtës së autorit dhe mund të sjellë përgjegjësi ligjore sipas legjislacionit në fuqi. new project 2026 09 21t194527377 new project 2026 09 21t194001240 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Ditë të vështira për ‘One Albania’, Magyar shkund në Parlament 4iG-në e mikut të Edi Ramës! 21 Shtator 2026, 15:4715:47Anti-Mafia Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane 20 Shtator 2026, 21:1221:12Anti-Mafia Ish kreu i Kadastrës Fier i "prish terezinë" Edi Ramës dhe arrestohet; një varg vendimesh korruptive që të çojnë te ASHK Tirana 2 20 Shtator 2026, 16:2216:22Anti-Mafia Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje 20 Shtator 2026, 11:1511:15Anti-Mafia Zgjerohet skandali me pronat e Kastriot Haskos, fsen të tjerë emra; në skaner edhe Palasa me Darëzezën 19 Shtator 2026, 17:2017:20Anti-Mafia Shteti i Rrumpallës: Vettingu i shkarkon si prokurorë me probleme, Edi Rama i emëron në krye të hetimit Shtetëror 18 Shtator 2026, 12:1612:16Anti-Mafia

